Rexhep QOSJA
|
(Ngjashmëri dhe ndryshime) Përkujtimi i një ngjarjeje të rëndësishme siç është Kryengritja e Malësisë dhe i një figure të lavdishme siç është Dedë Gjo’ Luli domethënë përkujtim i ngjarjeve dhe i figurave historike që e përcaktojnë rëndësinë dhe kuptimin e historisë sonë. Prej se është bërë subjekt historik, popullit shqiptar shpesh i janë vënë në pyetje edhe qenia, edhe feja, edhe veçantia kombëtare, edhe tërësia tokësore. Kjo ka bërë që një e përhershme (konstantë) e historisë së tij të jetë lufta - lufta në kuptimin e gjerë të kësaj fjale: lufta për çlirimin e gjuhës shqipe nga latinishtja, greqishtja, turqishtja e arabishtja dhe për përdorimin e saj të lirë në kishë e në xhami; lufta për çlirimin e popullit shqiptar nga robëria e të huajve - romakë, bizantinë, sllavë, turq, prapë sllavë; lufta për çlirim nga shtypjet dhe shfrytëzimet e brendshme. Historia e popullit shqiptar është, kështu, histori e kryengritjeve të shpeshta kundër pushtuesve të huaj dhe kundër shtypësve e shfrytëzuesve të brendshëm - e kryengritjeve me karakter historik çlirimtar dhe e kryengritjeve me karakter social dhe demokratik. Njëra prej këtyre kryengritjeve çlirimtare të popullit shqiptar është edhe ajo e Malësisë së Madhe, e filluar më 21 mars 1911 dhe e udhëhequr prej Dedë Gjo’ Lulit, në të cilën rreth idealit të çlirimit nga Perandoria Otomane do të bashkohen Hoti, Gruda, Kelmendi, Shkreli e Kastrati e, pastaj, edhe shqiptarë të trevave të tjera. Është kjo kryengritje e bërë në një kohë sprove të madhe historike kur popullit shqiptar i kanosej rreziku i copëtimit të trojeve prej fqinjëve sllavë e grekë, në të vërtetë kur po vendosej që populli shqiptar të bëhej zot i vetes apo rob i pushtuesve të rinj, që do ta zëvendësonin pushtuesin e vjetër. Në këtë kohë sprove historike populli shqiptar do të korrë një fitore historike - do të arrijë të njihet komb dhe të krijojë shtetin kombëtar; por, në këtë kohë sprove historike populli shqiptar do të pësojë edhe një disfatë dhembjemadhe etnike dhe historike, në të cilat shqiptarët ishin popullatë e vetme apo shumicë dërrmuese dhe më tepër se gjysma e popullit! Shteti i krijuar më 28 nëntor 1912 do të jetë, kështu, gjysmë e shtetit kombëtar; Shqipëria shtet do të jetë, kështu, gjysmë e Shqipërisë naty- rore - gjysmë Shqipëri! Prej atëherë e deri sot kanë kaluar afër 85 vjet. Kanë ndodhur shumë ngjarje historike dhe janë bërë shumë ndryshime në jetën e njerëzimit. Janë bërë dy luftëra ballkanike, dy luftëra botërore dhe shumë luftëra lokale; janë ngritur dhe janë përmbysur disa perandori; janë krijuar shumë shtete të reja kombëtare; janë ndërtuar dhe janë çthurur disa ideologji; janë këmbyer disa rende politike botërore; janë krijuar një sërë institucionesh ndërkombëtare, që përpiqen të vënë rend në jetën e popujve dhe të shteteve; janë mbajtur shumë forume botërore, në të cilat jane shqyrtuar çështjet më të ngutshme etnike, politike e të tjera në botë, jane zgjidhur shumë çështje kombëtare e shtetërore, që kanë rënduar marrëdhëniet mes shteteve. Gjatë kësaj kohe, shumë popuj të vegjël janë çliruar nga sundimi kolonial, kurse çështja e rreth gjysmës së popullit shqiptar, e kjo domethënë çështja e Kombit shqiptar, ka mbetur e pazgjidhur. Rreth gjysma e popullit shqiptar edhe sot ballafaqohet me pyetjen: liri apo pushtim? Prej kryengritjes së Malësisë e deri sot kanë kaluar afër 85 vjet, por çështja kombëtare shqiptare, përpos para premtimesh të reja, ndodhet edhe para vështirësish të vjetra, disa prej të cilave mund të quhen vështirësi historikisht të përsëritura. Të flasish për kryengritjen e Malësisë sot domethënë, prandaj, të mendosh për çështjen shqiptare: si shtrohej dje dhe si shtrohet sot? Ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet shtruarjes së kësaj çështjeje atëherë dhe shtruarjes së saj sot janë aq të dukshme sa që mendja historike nuk mund t’i shmanget persiatjes për domethënien e tyre dhe përvojën që na e ofrojnë. Cilat janë ato ngjashmëri dhe cilat janë ato ndryshime mes shtruarjes së çështjes shqiptare atëherë dhe shtruarjes së çështjes shqiptare sot? Cila është përvoja që mund të nxjerrim prej tyre. 1. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, çështja kombëtare shqiptare shtrohej si çështje shtetërore: të bëhej shteti kombëtar apo të humbej veçantia kombëtare nën sundimin e huaj. Edhe sot çështja kombëtare e shqiptarëve të paçliruar shtrohet si çështje shtetërore: do të kemi shtetin tonë, në të vërtetë do të bashkohemi me Shqipërinë, si shtet kombëtar, që na e siguron qenien dhe për- parimin apo do të jemi të gjykuar të mbesim nën sovranitetin serbomalazias dhe maqedon e kjo domethënë të jemi të gjykuar në prapambetje, shpërngulje dhe humbje të ngadalshme. 2. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, çështja kombëtare shqiptare shtrohej në një perandori shumëkombëshe - në Perandorinë Otomane si çështje kombëtare e një populli i cili ende nuk pranohej komb. Rrënimi i asaj Perandorie gjithnjë e më dukshëm e nyjëtonte çështjen shqiptare dhe e hapte mundësinë e krijimit të shtetit shqiptar. Edhe sot çështja shqiptare është shtruar në një shtet shumëkombësh çështje kombëtare e një populli që ende trajtohet pakicë kombëtare, a bashkësi etnike, por jo edhe komb, të cilit do të duhej t’i njihej e drejta e vetëvendosjes shtetërore. 3. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, shqiptarët luftojnë për ruajtjen e tërësisë së trojeve etnike dhe historike, që u kërcënohej rreziku i copëtimit prej fqinjëve - Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Sot shqiptarët bëjnë përpjekje për ribashkimin e tokave të shkëputura prej tërësisë etnike. Përpjekjet për ribashkimin e pjesëve të ndara të tërësisë gjithmonë janë më të rënda se sa përpjekjet për ruajtjen e asaj tërësie. Dhe, këto përpjekje sot janë më të vështirësuara qoftë edhe për shkak se shteteve që kanë sovranitet mbi trojet shqiptare u është shtuar edhe Maqedonia, si shtet kombëtar i maqedonasve që është bërë trashëgimtar i pushtimit serb të Maqedonisë Perëndimore shqiptare. 4. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë çështja shqiptare shtrohej si çështje ballkanike. Sot, çështja shqiptare shtrohet edhe si çështje evropiane, përpos të tjerash, edhe për shkak se zhvendosja e shqiptarëve në Evropë është bërë problem evropian. 5. Në kohën e kryengritjes së Malësisë, çështja shqiptare shtrohej e rënduar prej kundërthëniesh të ashpra ndërmjet fuqive të mëdha evropiane, pasojë e të cilave do të jenë luftërat ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Zgjidhja e pjesëshme e çështjes shqiptare në atë kohë është pasojë, kryesisht e fatit të keq të shqiptarëve në nyjën e atyre kundërthënieve. Edhe sot çështja e shqiptarëve të paçliruar shtrohet e rënduar prej kundërthënieve ndërmjet fuqive të mëdha, që tani mbulohen nga institucionet ndërkombëtare. Ndër fuqitë e mëdha që luajnë rol vendimtar në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të paçliruar bëjnë pjesë të gjitha shtetet që dikur kanë vendosur për copëtimin e tokave shqiptare me përjashtim të Austrisë dhe të Italisë, të cilat e kanë humbur statusin e fuqisë së madhe. E, ndër shtetet që sot luajnë rol vendimtar në zgjidhjen e çështjes shqiptare është edhe një fuqi e re, SHBA-të, si superfuqi planetare, e cila nuk ka marrë pjesë në forumet evropiane ku është vendosur për copëtimin e trojeve shqiptare as me 1878, as më 1912-1913, po e cila ka marrë pjesë në një forum të mëvonshëm evropian ku është ripohuar ai copëtim - në Konferencën Paqësore të Versajt më 1919-1920. Çfarë do të jetë fati i çështjes shqiptare në nyjën e kundërthënieve të fuqive të mëdha sot mund të supozohet, por jo edhe të dihet sigurt. 6. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, Austro-Hungaria ishte ajo fuqi e madhe që zotohej për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve sado vetëm deri në shkallën e përputhshmërisë me interesat e saj politike dhe gjeostrategjike në Ballkan. Politika përshtrirëse e Rusisë në Gadishull, e përçuar përmes “robërve të saj të parobëruar” tjetër, e bënin Austro-Hungarinë të ndihej e pasigurt, prandaj edhe të përpiqej për ruajtjen e statu quo-së në Ballkan. Këtu qëndrojnë arsyet pse ajo ua këshillonte shqiptarëve ndarjen prej Perandorisë Otomane. Ndihmat që u jepte atyre për zhvillimin e arsimit ishin një zhdëmtim i vogël për dëmin që i bënte qëllimit të tyre historik. Një politikë përafërsisht të ngjashme, natyrisht në kushte të tjera, me politikën e Austro-Hungarisë atëherë kundrejt çështjes shqiptare e bëjnë sot SHBA-të dhe Gjermania. Nuk mund të mos vërehet se kundërthëniet që kanë me Rusinë, në njërën anë, kurse me Francën dhe Britaninë e Madhe, në anën tjetër, bëhen një prej arsyeve pse SHBA-të dhe Gjermania e f1ijojnë të drejtën shtetkrijuese të shqiptarëve në Maqedoni, kurse të drejtën e shqiptarëve në Kosovë për vetëvendosje shtetërore e çojnë vetëm deri në shkallën e autonomisë së gjerë, por nën sovranitetin e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi)! Ato, po ashtu i kushtojnë kujdes të madh mbajtjes së statu quo-së në Ballkan, pavarësisht pse statu quo-ja e tanishme i cënon rëndë interesat e popullit shqiptar: është statu quo që mbahet mbi copëtimin e trojeve etnike e historike shqiptare. 7. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, ne trojet shqiptare rrallë vijnë delegacione politike, delegacione humanitare a gazetarë prej Evropës. Fatkeqësitë shqiptare atëherë ngjanin pas perdes. Sot, delegacione politike, humanitare dhe gazetarë nga Evropa dhe SHBA-të vijnë shpesh në Kosovë dhe në Maqedoni dhe vijnë me qëllim që ta njohin gjendjen tonë dhe të dëgjojnë se çka mendojmë për zgjidhjen e çështjes sonë. .Kjo sadopak e lehtëson barrën e padrejtësive që durojmë. 8. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, fati i Shqipërisë është luajtur në Kosovë dhe në Malësi të Madhe. Sot, ndërkaq, fati i Kosovës në masë të madhe luhet në Shqipëri. Si është luajtur fati i Shqipërisë në Kosovë e në Malësi të Madhe dikur dihet, por si do të luhet fati i Kosovës në Shqipëri sot mbetet të shihet - sepse trajtimi i çështjes së shqiptarëve të paçliruar në kanceleritë evropiane dhe botërore ende vazhdon. 9. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, përpjekjet për pavarësi bëheshin në kuadrin e Lëvizjes që quhej Lëvizje Kombëtare, e cila ishte vazhdim i Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare. Sot përpjekjet për pavarësi në Kosovë e në vise të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi bëhen në kuadrin e partive politike, që përbënë një lëvizje që quhet Lëvizje politike, kur e kur lëvizje demokratike. Si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë emri e përcakton strategjinë e Lëvizjes. 10. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, pjesëtarët e Lëvizjes Kombëtare janë të vetëdijshëm për madhështinë e qëllimit që synojnë dhe të ditëve që jetojnë. Ata besojnë se brezat e ardhshëm do t’u kenë lakmi për rolin historik që kryejnë, se do t’i amëshojnë në qoftë se fitojnë dhe do t’i harrojnë në qoftë se dështojnë. Vlerësimi më i lartë i shqiptarit bëhej me cilësorët atdhetar dhe dëshmor. Trimëria është virtyti që çmojnë më së shumti. Vdekja për ta nuk është rënie po ngritje, nuk është harrim, po kujtim i gjithmonshëm. Edhe pjesëtarët e Lëvizjes politike sot janë të vetëdijshëm për madhështinë e qëllimit dhe të ditëve që jetojnë. Mençuria, ndërkaq është virtyti që çmojnë më shumë se trimëria. Për këtë arsye ideja e flijimit nuk hyn ndër idetë prise të kësaj Lëvizjeje. 11. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, që bëhej pas luftës shumëvjeçare politike dhe pas tre vjetësh kryengritjesh në krahina të sotme shqiptare, zotëronte bindja se mjeti kryesor për arritjen e pavarësisë kombëtare janë kryengritjet, kurse diplomacia është mjet ndihmës i tyre. Besohej se pena diplomatike mprehet në shpatën e kryengritjeve. Sot në politikën tonë zotëron mendimi se diplomacia është mjeti kryesor me të cilin arrihet pavarësia. Kohë pas kohe thuhet, madje, faktorët ndërkombëtarë do të na shpërblejnë për politikën e dëgjueshme që bëjmë. Pajtimi i faktorëve ndërkombëtarë me rezultatet e luftës në Bosnjë e në Kroaci kallëzon se hesapet i kemi bërë siç na pëlqen e jo siç janë në të vërtetë! 12. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, çështja shqiptare shtohej ndësishëm: si çështje e gjithë Kombit. Edhe Memorandumi i Greçës përfaqëson një program kombëtar, sepse kërkesat që bëhen në të nuk janë kërkesa krahinore po gjithëkombëtare. Për këtë arsye ai pranohet në Veri dhe në Jug. Lëvizja e sotme politike, ndërkaq, nuk ka program të njësishëm, domethënë nuk ka program Kombëtar. Çështja shqiptare nuk shtrohet si çështje ballkanike, po si një varg çështjesh shqiptare krahinore: si çështje e shqiptarëve në Kosovë; si çështje e shqiptarëve në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë); si çështje e shqiptarëve në Maqedoni; si çështje e shqiptarëve në Mal të Zi; dhe si çështje e dëmshpërblimit të shqiptarëve të shpërngulur me dhunë prej Çamërisë! Madje, çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore nuk shtrohet si çështje e shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi! Konceptet politike, që çështjen gjithëkombëtare e copëzojnë në disa çështje kombëtare krahinore, nuk mund të arsyetohen plotësisht me kufijtë që ndajnë sot popullin shqiptar. Për këtë arsye konceptet sipas të cilave çështja e përgjithshme shqiptare rrëgjohet në disa çështje krahinore, deshëm s’deshëm, përfaqëson hap mbrapa në vijën e mendimit politik kombëtar. 13. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, shqiptarët nuk kishin një qendër drejtuese, madje as një udhëheqje gjithëkombëtare të Lëvizjes Kombëtare, megjithëse jetonin nën sundimin e një Perandorie. As sot Lëvizja politike shqiptare nuk drejtohet prej një qendre dhe nuk ka një udhëheqje gjithëkombëtare. Duke mos qenë lëvizje gjithëkombëtare ajo as nuk mund të ketë udhëheqje gjithëkombëtare, as nuk mund të jetë e drejtuar prej një qendre gjithëkombëtare! Kufijtë e djeshëm që ndajnë popullin shqiptar nuk janë shkaku i vetëm i kësaj. 14. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, jo vetëm klasa politike, por, pjesërisht, edhe klasa mendore shqiptare, ishte fort e lidhur me pushtetin turk. Ky do të jetë deri vonë shkak frenues në mendimin politik dhe në strategjinë e Lëvizjes Kombëtare. Klasa politike dhe mendore shqiptare në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi nuk është e lidhur për pushtetin jugosllav sot, por ishte e lidhur dje. Nuk mund të mos thuhet se si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë kjo rrethanë i ka përcaktuar vonesat në mendimin politik dhe në veprimin përkatës të Lëvizjes! 15. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, si edhe gjatë gjithë Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, shqiptarët e diasporës përbëjnë udhëheqjen shpirtërore dhe politike të Lëvizjes Kombëtare, në të cilën kohë pas kohe hyjnë edhe krerë nga Atdheu, si Isa Boletini, Bajram Curri, Dedë Gjo’ Luli, Themistokli Gërmenji e të tjerë. Udhëheqjen e Lëvizjes politike shqiptare sot e përbëjnë shqiptarët që jetojnë në trojet etnike. Shqiptarët e diasporës, mjerisht, trajtohen si demonstrues dhe dhënës të ndihmave humanitare, në vend se të futen edhe në udhëheqjen kryesore të Lëvizjes në Kosovë e në Maqedoni, edhe në udhëheqjen politike e shtetërore në Tiranë, edhe në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në botë. 16. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, veçmas në kohën e luftërave ballkanike, trojet shqiptare janë të përfshira prej zhvendosjes së popullatës shqiptare. Zhvendosja e shqiptarëve nga Kosova e Mali i Zi dhe, pjesërisht nga Maqedonia, sot është shumë më e theksuar se në atë kohë. Zhvendosjet sot bëhen dukuri edhe në Shqipëri. Lëvizja jonë politike nuk ka arritur ta ruajë fuqinë e brendshme të popullit dhe kjo i cënon mundësitë tona shtetkrijuese. Nuk guxojmë të harrojmë se çështja e Kosovës dhe çështja shqiptare në ish- Jugosllavi, në përgjithësi, është shtruar në sajë të lindshmërisë së nënave shqiptare e jo në sajë të farë pendese të fuqive të mëdha për padrejtësinë historike që i kanë bërë dikur popullit shqiptar. 17. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, në shoqërinë shqiptare nuk kishte opinion të ndërtuar publik, që do të ndikonte në mendimin dhe në sjelljen e klasës politike. Përkundrazi: klasa politike lehtë e përdorte opinionin i cili, krijohej, kryesisht në oda. Megjithëse odën si institucion ku krijohej opinioni kombëtar e kanë zëvendësuar sot gazetat, radioja dhe televizioni, opinioni nuk është më i pavarur dhe më ndikues se sa atëherë. Përkundrazi:përdorimi i tij prej klasës politike është më i theksuar. Nuk është e çuditshme, prandaj, pse mund të ngjasë që edhe çështja shqiptare kur e kur të përdoret për nevojat pushtetore të kësaj a asaj partie, kurse shqiptarizmi të ngritet a të heshtet varësisht prej nevojave të këtij a atij bashkimi politik. 18. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, qendrat a huaja fetare në Athinë, në Romë dhe në Stamboll ndikojnë çintegrueshëm në jetën kombëtare. Shqiptarët, megjithatë, janë shpirtërisht më të bashkuar se ndonjëherë më parë në historinë e tyre. Ideja që i bashkon është ideja prise e Pashko Vasës: fe e shqiptarëve është shqiptaria. Mbi të bëhet lufta për pavarësinë kombëtare dhe për ruajtjen e tërësisë së tokave etnike dhe historike. Sot, ndërkaq, goditje çintegruese jetës sonë kombëtare i vijnë, në radhë të parë, prej përbrenda. Ndikim çintegrues ushtrojnë vetëdija krahinore, lokalizmi dialektor, shpirtngushtësia primitive, dasitë ideologjike, përkatësitë partiake. Rol të veçantë çintegrues në jetën kombëtare njëherë për njëherë luajnë radikalizmi i majtë dhe radikalizmi i djathtë. Si dy skajshmëri politike dhe ideologjike, që i ashpërsojnë pambarimisht shumë marrëdhëniet shoqërore, radikalizmi i majtë dhe radikalizmi i djathtë e rrezikojnë edhe bërthamën kulturore kombëtare dhe janë në kundërshtim të fortë me interesat e popuilit, prandaj edhe me zgjidhjen e synuar të çështjes së shqiptarëve të paçliruar. 19. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, shqiptarët e pranojnë dhe e zbatojnë idenë e pajtimit kombëtar dhe e pranojnë dhe e zbatojne për hir të qëllimit që synojnë. Sot, ndërkaq, ideja e pajtimit kombëtar nuk është pranuar në jetën tonë. Nuk ka nevojë të theksohet veçmas se sa shumë i ka cënuar dhe vazhdon t’i cënojë kjo përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të paçliruar. 20. Në kohën e Kryengritjes së Malësisë, mund të besohej se, në rast të zgjidhjes së pjesëshme, çështja shqiptare nuk do të konsiderohet e mbyllur njëherë e përgjithmonë, sepse ajo po zgjidhej ashtu në kohë të krijimit të shteteve të reja kombëtare, që nuk do të jetë cikli i fundit shtetkrijues në Ballkan. Ngritja e sotme e çështjes së shqiptarëve të paçliruar është ngritja në ciklin e fundit të krijimit të shteteve të reja kombëtare në Ballkan. Për këtë arsye mund të besohet se ajo që fitohet sot fitohet përgjithmonë, kurse ajo që humbet sot- humbet përgjithmonë! Sikundër mund të shihet prej shtjellimit të mësipërm, çështja kombëtare shqiptare është sot e rihapur në një kontekst politik, në vërtetë në një rend politik evropian dhe botëror në krijim e sipër, i cili kësaj çështjeje ia sjell disa përparësi - si fryt i kohës së re, por edhe disa kufizime - si trashëgim i kohës së shkuar! A do të jetë më vendimtar për zgjidhjen e çështjes shqiptare ndikimi i përparësive apo i kufizimeve - mbetet të shihet. Ajo që tani mund të thuhet është kjo: ne nuk tregojmë se e kemi mësuar mirë mësimin e historisë. Ne vazhdojmë t’i përsërisim gabimet e djeshme; ne vazhdojmë të vonohemi të bëjmë çka duhet të bëjmë dhe çka mund të bëjmë në çastin përkatës; ne vazhdojmë shpesh ta zëvendësojmë qëllimin e parë prej detyrash të rendit të dytë e të tretë; ne vazhdojmë të sillemi me eufori në vend se të sillemi racionalisht; ne vazhdojmë ta shpallim qëllimin të arritur pavarësisht sa jemi larg tij; ne vazhdojmë të bëjmë politikë të ndarë edhe kundrejt një qëllimi i cili, siç e dëshmon përvoja historike kudo e kurdo, mund të arrihet vetëm me fuqi të bashkuara; ne vazhdojmë t’ia bëjmë vetes qejfin edhe kur kemi arsye të jemi shumë të brengosur. Ne vazhdojmë të harrojmë se shpjegimi i saktë i gjendjes është kusht i parë për ndryshimin e saj. Nuk ka dyshim se ne sot kemi shumë arsye të jemi të pakënaqur si me pozicionin e çështjes shqiptare në politikën ndërkombëtare ashtu edhe me shkallën e përpjekjave tona për zgjidhjen e saj. Pas mbledhjes paqësore në Dejton çështja e Kosovës sikur po lehet si çështje e brendshme e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi), kurse çështja e shqiptarëve në Maqedoni si çështje e brendshme e Maqedonisë. Interesimet e institucioneve dhe të faktorëve ndërkombëtarë për çështjen shqiptare gjithnjë e më dukshëm janë të rrëgjuara në interesime për të drejta njerëzore dhe të drejta të pakicave kombëtare a bashkësive etnike! Shtrohet, prandaj, pyetja: çka të bëjmë? Në këtë pyetje, sigurisht nuk ka vetëm një përgjigje, kurse unë po e jap përgjigjen time. Në qoftë se duam të pajtohemi me autonomi a zgjidhje tjetër në kuadër të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi), ne mund ta vazhdojmë politikën e derisotme: mund të sillemi si lëvizje politike në vend se si Lëvizje Kombëtare Çlirimtare; mund të sillemi si opozitë partiake kundër regjimit serb e maqedon në vend se si Lëvizje që siç i thotë emri, lëviz; mund të mbajmë konferenca shtypi njëherë në javë në vend se të zbatojmë edhe trajtat më të ndryshme të mosbindjes qytetare; mund të organizojmë demonstrata vetëm në diasporë në vend se të organizojmë protesta, greva dhe demonstrata edhe në Kosovë, kurse demonstrata në krejt hapësirën etnike. Në qoftë se nuk duam të pajtohemi me autonomi a me zgjidhje tjetër në kuadrin e Jugosllavisë së mbetur (Serbia dhe Mali i Zi), por duam t’i vazhdojmë përpjekjet për pavarësi derisa të mos e arrijmë, pavaresisht sa do të zgjasin ato, sipas mendimit tim do të duhej: 1. të rimëkëmbet Lëvizja Kombëtare në pikëpamje organizuese, shpirtërore dhe politike; 2. të ndërtohet politikë e njësuar kombëtare mbi çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi, e cila do të mbështetej në parimin: interesat e popullit shqiptar, i cili sot është i ndarë me kufij të dhunshëm, janë interesa të pandara; 3. të njësohet koncepti për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare përgjithësisht ndërmjet të gjitha bashkimeve politike dhe institucioneve shtetërore shqiptare. Pa koncept të njësuar gjithëshqiptar për zgjidhjen e saj, çështja shqiptare nuk mund të ketë peshën që do të duhej të ketë në skenën politike evropiane dhe botërore. 4. të njësohet në plan kombëtar strategjia e përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes shqiptare; 5. të krijohet organi gjithëkombëtar këshilldhënës, i cili do të bëjë njësimin e politikës dhe të strategjisë për zgjidhjen e çështjes shqiptare; 6. të organizohet diaspora në bazë kombëtare e jo, si deri tani në bazë partiake; 7. të bëhen mjete të Lëvizjes kombëtare e jo mjete të grupimeve politike mjetet e informimit publik; 8. të bëhen me dije fuqitë e mëdha me dokument kombëtar, që do të jetë shprehje e marrëveshjes (konsenzusit) të të gjitha bashkimeve politike dhe mendore shqiptare, se në qoftë se ato na detyrojnë të jetojmë nën sovranitetin e huaj - serbo-malazias dhe maqedon, tokat shqiptare do të vazhdojnë të jenë toka të zhvendosjeve të shqiptarëve, të dhembjeve e të dhunës, Shqipëria vështirë do të mund të ndërtohet si vend demokratik, kurse Ballkani nuk do të mund të bëhet gadishull paqe. Pavarësisht se sa nuk na përgjigjen sot për këtë rrethanat ndërkombëtare, shqiptarët kurrë dhe nën kurrfarë kushtesh nuk duhet të heqin dorë prej qëllimit historik që të jetojnë në një shtet kombëtar. Me ndarjen, copëtimin mund të pajtohet vetëm një popull i parëndësishëm, por jo edhe populli shqiptar, historisë së të cilit nuk i mungojnë përpjekje dhe figura, siç janë edhe Kryengritja e Malësisë dhe Dedë Gjo’ Luli, që e bëjnë të madhërishme. Prishtinë, 25 mars 1996 |
(Similarities and differences) The commemoration of an important event such as the Highlands Uprising, and of a glorious figure such as Dedë Gjo’ Luli, means commemoration of historic events and figures which define the importance and the meaning of our history. From the time the Albanian people became an historical subject, their existence, religion, national peculiarity, and territorial integrity have often been put in question. This has made war a permanent (constant) thing in their history – war in the broad sense of the word: war for the liberation of the Albanian language from Latin, Greek, Turkish and Arabic and for its free use in churches and mosques; war for the liberation of the Albanian people from the slavery of foreigners – Romans, Byzantines, Slavs, Turks, Slavs again; war for freedom from domestic oppression and exploitation. The history of the Albanian people is thus, a history of frequent uprisings against foreign invaders and against internal oppressors and exploiters – of uprisings of national liberation, and uprisings of a social and democratic character. One of those uprisings for liberty is that of the Great Highlands, which started on March 21, 1911, and was led by Dedë Gjo’ Luli. The uprising’s goal of liberation from the Ottoman Empire, rallied together Hoti, Gruda, Kelmendi, Shkreli and Kastrati, and later on, Albanians of other territories as well. This uprising happened at a time of great trials, when, the Albanian people were threatened with the danger of the dismemberment of their territories by their Slavic and Greek neighbors. Indeed it was a time of decision: whether the Albanian people would be masters of themselves, or captives to new invaders, who would replace their previous invader. At this time of historical trials, the Albanian people would garner a historic victory – they would succeed in becoming recognized as a nation and would create a national state. But, in this very time of trials, the Albanian people would also suffer a painful debacle – outside of their national state would remain half of the ethnic and historic territories, in which the Albanians were the only population or the overwhelming majority with more than half of the population! The state created on November 28, 1912 would thus be, only, half of the national state; half of the natural Albania – half of Albania! Since that time, 85 years have passed. Many historical events have happened and many changes have occurred in the life of mankind. There have been two Balkan wars, two world wars and many local wars; several empires have been built or have perished; many new national states have been created; several ideologies have been devised and destroyed, several world political systems have been changed; several international institutions have been created, which try to bring order into the lives of people and states; many world conferences have been held, at which the most urgent ethnic, political and other issues in the world have been examined; and many national and state matters, which burdened relations between states have been resolved. During this time, many small peoples have been freed from colonial rule, whereas the question of approximately half of the Albanian people - and this means the question of the Albanian Nation - has remained unresolved. To this day, about half of the Albanian people still face the question: freedom or occupation? Since the Highlands uprising and until today nearly 85 years have passed, but the Albanian national question, apart from new promises, also faces old difficulties some of which can be called difficulties that repeat historically. To talk about the Highlands uprising today means to think about the Albanian question; how was it set forth yesterday and how is it set forth today? Similarities and differences between the way the question was set forth yesterday and the way it’s set forth today, are so evident that the historical mind cannot avoid thinking deeply about their meaning and the experience that they offer to us. What are those similarities and what are differences, between the presentation of the Albanian question at that time, and the presentation of the Albanian question today? What can we learn from them? At the time of the Highlands Uprising, the Albanian national question was set forth as a state question: whether a national state would be created, or whether the national identity would disappear under foreign rule? Even today the national question of the unliberated Albanians is set forth as a state question: Will we have our own state, are we really going to join Albania, as a national state, which assures us existence and progress, or are we going to be sentenced to remain under Serbian, Montenegrin, and Macedonian sovereignty, which will mean to be sentenced to backwardness, dislodgements and gradual perdition. 2. At the time of the Highlands Uprising, the Albanian national question was posed in the multi-nation Ottoman Empire as a national question of a people who were not yet accepted as a nation. The downfall of that Empire articulated more sharply than ever the Albanian question, and opened the way to the creation of the Albanian State. Today also, the Albanian question is set forth is a multi-nation state, that of Yugoslavia, which was dissolved. But it is set forth as the question of a people who still is treated as a national minority or ethnic community, but not as a nation, who should be given the right of state self-determination. 3. At the time of the Highlands Uprising, the Albanians were fighting to defend the integrity of their ethnic and historical territories, which were threatened by the danger of partition by their neighbors – Serbia, Montenegro, and Greece. The Albanians today are making efforts to bring about the ethnic reunification of their lands. The efforts to reunite the separated parts of the county are always more difficult than the efforts to preserve them intact. These efforts are even more difficult today, because Macedonia has been added to the number of states that rule Albanian territories. The national state of the Macedonians has become the heir of the Serbian occupation of Albanian Western Macedonia. 4. At the time of the Highlands Uprising, the Albanian question was posed as a Balkan question. Today, the Albanian question is presented also as a European question, because, among other things, the displacement of Albanians has become a European problem. 5. At the time of the Highlands Uprising, the Albanian question was encumbered by the severe contradictions between the great European powers, which led to the Balkan wars and the First World War. The partial solution of the Albanian question at that time was mainly a consequence, of the ill fate of the Albanians in the midst of those contradictions. Today, as well, the question of the non-liberated Albanians is encumbered by the contradictions between the great powers, which now are covered by international institutions. Among the great powers that can play a decisive role in the solution of the question of the non-liberated Albanians, are all the states which in the past decided to partition Albanian territories, except Austria and Italy, which have lost their status as great powers. Among the states that today can play a decisive role in the solution of the Albanian question is a new power, the USA - a planetary superpower which did not participate in the European conferences where the partition of Albanian territories was decided in 1878, and in 1912-1913, but did participate in a later European conference where the partition was confirmed – the Peace Conference of Versailles, in 1919-1920. Today the fate of the Albanian question in the knot of the conflicts of the great powers can be imagined, but not known for certain. 6. At the time of the Highlands Uprising, Austrio-Hungary was the great power that accepted the responsibility of defending the rights of the Albanians, even though it did so insofar as that policy was in conformity with its political and geo-strategical interests in the Balkans. The expansionist policy of Russia in the Peninsula, carried out through “its non-enslaved captives” – Serbia and Montenegro, on one side, and Italy on the other side, made Austrio- Hungary feel insecure, which is why it tried to keep the status quo in the Balkans. These are the reasons why it advised Albanians to separate from the Ottoman Empire. The aid it gave to develop education, was a small indemnification for the damage it was doing to their historical goals. The USA and Germany today are implementing policies that are somewhat similar – although in different conditions – to that of Austro-Hungary at that time, regarding the Albanian question. It is impossible not to notice that the contradictions they have with Russia on one side, and with France and Great Britain on the other side, is one of the reasons why the USA and Germany deny the rights of the Albanians for state creation in Macedonia, while insofar as the right of the Albanians in Kosova for statehood is concerned, they back it up only to the point of broad autonomy, but under Yugoslav (Serbian and Montenegrin) sovereignty! Likewise, they take great care to keep the status quo in the Balkans, even though its preservation violates severely the interests of the Albanian people. It’s a status quo to maintain the partition of Albania’s ethnical and historical territories. 7. At the time of the Highlands Uprising, political delegations, humanitarian delegations and journalists from Europe rarely came to the Albanian territories. At that time, Albanian misfortunes happened behind the curtains. Today political delegations, humanitarian delegations, and journalists from Europe and the USA come often to Kosova and Macedonia, to familiarize themselves with our situation, and to hear from us what we think, concerning the solution to our problem. This, lightens somewhat the burden of the injustices that we bear. 8. At the time of the Highlands Uprising, the fate of Albania was played put in Kosova and in the Great Highlands. Today, however, the fate of Kosova is predominately played out in Albania. How the fate of Albania in Kosova and in the Great Highlands was played out in the past is known, but how the fate of Kosova in Albania today will be played out, remains to be seen - because the question of the non-liberated Albanians is still topical in the European and world chancelleries. 9. At the time of the Highlands Uprising, the efforts toward independence were made in the context of the National Movement, which was a continuation of the National Renaissance Movement. Today, efforts for independence in Kosova and in other Albanian territories in former Yugoslavia are made in the framework of political parties, which constitute what is called a Political Movement, and now and then a democratic movement. As in the first case, so also in the second case, the name defines the strategy of the Movement. 10. At the time of the Highlands Uprising, the participants in the National Movement were conscious of the grandeur of their goal and the times they were living in. They believed that future generations would envy them for the historical role they played, and would immortalize them if they won, or forget them if they failed. The highest commendation for an Albanian was that of patriot and martyr. Bravery was the virtue that they valued the most. Death for them was not descent but ascent; it was not oblivion, but perpetual remembrance. The participants in the Political Movement today are also aware of the importance of their goal and the times they live in. Wisdom, meanwhile, is the virtue that they value more than bravery. For this reason, the idea of sacrifice is not one of the guiding ideas of this Movement. 11. At the time of the Highlands Uprising, which occurred after many years of political warfare, and after three years of uprisings in the present-day regions of Albania, the predominant belief was that the principal means for achieving national independence were the uprisings, while diplomacy was an aid to the uprisings. It was believed that the diplomatic pen was sharpened by the sword of the uprisings. Today our political scene is dominated by the thought that diplomacy is the main way to win independence. Moreover, from time to time, it is said that the international entities will reward us for our political obedience. But the acceptance by the international community of the results of the war in Bosnia and Croatia, shows that our way of figuring things is not the way things really are! 12. At the time of the Highlands Uprising, the Albanian question was set forth clearly as a question of the whole Nation. The Greça Memorandum also represents a national program, because the demands it outlined are not regional demands, but all-national. For this reason it was accepted in both the North and the South. The present political movement, meanwhile, does not have a unified program, meaning it does not have a National program. The Albanian question is not set forth as a Balkan question, but as a chain of regional Albanian questions: as a question regarding the Albanians in Kosova; or a question regarding the Albanians in Eastern Kosova (Presheva, Bujanoc and Medvegja); or a question regarding the Albanians in Macedonia; or a question regarding the Albanians in Montenegro; or a question regarding compensation to the Albanians forcefully displaced from Çamëria! Even the question of the Albanians in Eastern Kosova is not stated as a question of the Albanians of Kosova in general! The political concepts, which reduce the national question to several regional national questions, cannot be completely justified with the borders that today separate the Albanian people. For this reason, such concepts, whether we like it or not, represent a step backward in the line of our national political thought. 13. At the time of the Highlands Uprising, the Albanians did not have a center of operations, not even a national leadership of the National Movement, even though they lived under the rule of one Empire. Neither is the Albanian Political Movement directed today by a single center nor does it have a national leadership. Since it is not a national movement, it cannot have a national leadership, nor can it be led by a national center! Yesterday’s borders that divide the Albanian people are not the only reason for this. 14. At the time of the Highlands Uprising, not only the politicians, but also the Albanian intellectual class, had strong ties to the Turkish government. This fact served to inhibit, until late, the political thought and strategy of the National Movement. The Albanian political and intellectual class in Kosova, Macedonia, and Montenegro today is not tied to the Yugoslav government, but it was tied in the past. We cannot help saying that, both in the first case, and the second case, this condition has determined the tardiness in the political thought and corresponding activity of the Movement! 15. At the time of the Highlands Uprising - as in the entire period of the National Renaissance Movement - the Albanians of the Diaspora constituted the spiritual and political leadership of the National Movement which, from time to time, attracted also leaders in the Homeland, such as Isa Boletini, Bajram Curri, Dedë Gjo’ Luli, Themistokli Gërmenji etc. Today, the leadership of the Albanian Political Movement is made up of Albanians who live in the ethnic territories. The Albanians of the Diaspora, unfortunately, are viewed as political demonstrators and donators of humanitarian aid, instead of joining the main leadership of the Movement in Kosova and Macedonia, the political and state leadership in Tirana, and the Albanian diplomatic representations in the world. 16. At the time of the Highlands Uprising, and especially at the time of the Balkan wars, the Albanian territories were swept by the dislodgement of the Albanian population. The dispersal of Albanians from Kosova and Montenegro and partly from Macedonia, today is a lot more intense than at the time of the uprising. Dispersals today are a phenomenon in Albania also. Our political movement has not been able to preserve the internal power of the people and this damages our state-creative capability. We do not dare to forget that the Kosova question and the Albanian question within the former Yugoslavia, in general, have become issues thanks to the Albanian mothers birth rate, and not because of any regret by the great powers for the historical injustice they’ve done in the past to the Albanian people. 17. At the time of the Highlands Uprising, within Albanian society a strong public opinion did not exist, to influence the thinking and behavior of the political class. On the contrary: the political class made use of the opinion that was determined mainly in closed chambers. Even though the chamber as an institution where national opinion was determined, has been replaced today by the newspapers, radio and TV, the national opinion is not more independent nor more influential than at that time. On the contrary: its use by the political class is more emphatic now. Therefore, it would not be surprising if the Albanian question is used now and then for the governmental needs of this or that party, and Albanianism (Albanian patriotism - M.C.) is elevated or silenced, depending on the needs of this or that political coalition. 18. At the time of the Highlands Uprising, the foreign religious centers in Athens, Rome, and in Istanbul had a disintegrating effect on our national life. Albanians, nevertheless, were more spiritually unified than at any other time in their history. The idea that united them was the motto of Pashko Vasa that, “the religion of the Albanians is Albanianism.” With this thought in mind they fought for national independence and for the preservation of the entirety of their ethnical and historical grounds. Meanwhile, today with the disintegrating blows to our national life come primarily, from inside the country. These disintegrating influences come from regional consciousness, dialectal clannishness, primitive vanity, ideological schisms, and party memberships. A particularly disintegrative role in our national life, is undoubtedly due to the radicalism of the left and the radicalism of the right. As two political and ideological extremes which constantly aggravate social relationships, the radicalism of the left and that of the right, endanger the national cultural identity as well, and are strongly opposed to the people’s interests, and consequently to the intended solution of the question of the non-liberated Albanians. 19. At the time of the Highlands Uprising, the Albanians accepted and practiced the idea of national reconciliation, and they did so for the sake of the goal that they aimed to achieve. Meanwhile, today, the idea of national reconciliation is not part of our lives. There is no need to emphasize how much this has damaged, and continues to damage, the efforts for a solution of the problem of non-liberated Albanians. 20. At the time of the Highlands Uprising, one could believe that, in the case of a partial solution, the Albanian question would not be considered solved forever, since it was being resolved at a time when other national states were being created, and would not be the last stage in state creation in the Balkans. Today, to bring up the question of the non-liberated Albanians is to bring it up in the last stage of the creation of new national states in the Balkans. For this reason, it may be believed that what is won today, is won forever, while what is lost today – gets lost forever! As we can see from the explanation above, the Albanian national question has been reopened today in a political context - actually, in a European and worldly political order which is in the course of creation - which brings some advantages to this question, as a product of these new times, but also some limitations, as a legacy of the past! Will it be the advantages or the limitations that will be more decisive in resolving the Albanian question? We will see. What we can now say is that we show no signs that we have learned well the lessons of history. We continue to repeat yesterday’s mistakes. We continue to be late in doing what we are supposed to do. We continue to be late doing what we are supposed to do, at the right time. We continue frequently to supplant our most important goals with tasks which are of second or third priority. We continue to behave with euphoria, instead of acting rationally. We continue to announce that the goal has been accomplished, regardless of the fact that we are far from it. We continue to be divided in politics even with regard to a goal that - as historical experience has always shown - can be achieved only by uniting our forces. We continue to flatter ourselves even when we have reason to be deeply grieved. We continue to forget that a correct understanding of a situation is the first requirement for changing it. There is no doubt that today we have many reasons to be dissatisfied, both with the way we position the Albanian question within international politics, and with the level of our efforts to resolve it. After the peace meeting in Dayton, the question of Kosova seems to be treated as an internal affair of Yugoslavia (Serbia and Montenegro), while the question of the Albanians in Macedonia is seen as an internal affair of Macedonia. It is becoming ever more obvious that the concerns of the international institutions regarding the Albanian question, are reduced to concerns for human rights, the rights of minorities and ethnic communities! Therefore, the question is posed: What should we do? To this question, there certainly is not only one answer, but I will give my answer. If we want to reconcile ourselves to autonomy or some other solution within the framework of Yugoslavia (Serbia and Montenegro), we can continue to pursue the current policy. We can pretend to be a political movement, instead of a National Liberation Movement. We can pretend to be an opposition party to the Serbian and Macedonian rule, instead of a Movement; which, as the word (movement – M.C.) says, moves. We can hold press conferences once a week instead of engaging in various forms of civil disobedience. We can organize demonstrations only in the Diaspora, instead of organizing protests, strikes and demonstrations in Kosova as well as demonstrations in the whole Albanian ethnic space. If we do not want to reconcile ourselves to autonomy or to some other solution within the remnants of Yugoslavia (Serbia and Montenegro), but wish to continue our efforts for independence until we attain it, without regard to how long it will take, then, in my opinion, the following are required: 1. The National Movement should be re-established organizationally, spiritually and politically. 2. A unified national policy should be drafted on the Kosova question and the Albanian question in general based on the principle that the interests of the Albanian people, who are divided today through profaning borders, are indivisible. 3. There should be a unified concept regarding the resolution of the Kosova question and the Albanian question in general, throughout all Albanian political organizations and state institutions. Without a unified concept, the Albanian question won’t have the proper weight in the European and worldwide political scene. 4. The strategy of efforts to resolve the Albanian question should be a nation-wide plan. 5. An advisory nation-wide body should be created, which will unify the policy and strategy for the solution of the Albanian question. 6. The Diaspora should be organized on the basis of nationalism and not, as it has been to date, on the basis of party politics. 7. The means of public information should be the means of the National Movement and not means of political groupings. 8. It should be made known to the great powers through a national document - which would be an expression of the agreement (consensus) of all Albanian political and intellectual organizations - that if they force us to live under foreign Serbian- Montenegrin-Macedonian sovereignty, the Albanian grounds will continue to be the grounds of the deportation of Albanians, and of suffering and violence. It will be very difficult for Albania to be built as a democratic country, while the Balkans cannot be a peaceful peninsula. Regardless of the fact that today international circumstances are not in our favor, Albanians must never give up the historic goal of living in one national state, no matter what their circumstances may be. Only an unimportant people can resign itself to separation and division, but not the Albanian people, whose history is not lacking in events and personalities, such as the Highlands Uprising and Dedë Gjo’ Luli, which make it majestic. Prishtina, March 25, 1996 |