DEDË GJO’ LULI  -  HERO I POPULLIT
"Pushkë e ngrehur për Shqipërinë"   1840 - 1915
  • SHQIP
    • HERO I POPULLIT
    • MONUMENTE
    • LETËRSI
    • FOTOGRAFI
    • VIDEOS >
      • Video Atdhetare
      • Këngë për Dedë Gjo' Lulin
      • 100 Vjetori i Kryengrijes - Malësi
      • Festimet i Kryengrijes - NY
  • ENGLISH
    • THE PEOPLE'S HERO
    • MONUMENTS
    • LITERATURE
    • PHOTOS
    • VIDEOS >
      • Patriotic Videos
      • Songs for Ded Gjo' Luli
      • 100th Anniversary Celebration
      • Past Celebrations of the Highland Uprising
BACK

Frank Shkreli
31 Mars 2012 / March 31, 2012 - Bronx, NY

FJALIM ME RASTIN E 101-VJETORIT TË KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE
Speech for the 101 Anniversary of the Great Highlands Uprising
"Le ta marrë vesh Evropa dhe Ballkani se nuk luhet më me fatin e shqiptarit"
"Let Europe and the Balkans Understand That the Fate of the

Albanians Cannot Be Tampered With"


Picture


Është kënaqësi dhe privilegj që gjëndem sonte këtu, jo

vetëm për të përkujtuar me këtë darkë e festim, 101-

vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe por në të

njëjtën kohë -- në këtë 100-vjetor të pavarësisë së

Shqipërisë sivjet -- me krenari jemi mbledhur për të

lartësuar ngjarjen që i para-priu shpalljes së pavarësisë në

Vlorë, më 1912 -- e që është ngritja e parë e flamurit

kombëtar në trojet shqiptare ç'prej kohës së heroit kombëtar

Gjergj Kastriotit - Skënderbeu. 

--Falenderoj nga zëmra Shoqatën Ded Gjo Luli dhe Fondin

Humanitar Malësia që na mblodhisonte që gjithashtu të

kujtojmë edhe protagonistin kryesor të kësaj ngjarjeje –

Dedë Gjonin -- Dedë Gjo' Lulin, i cili pati guximin dhe

trimërinë të sfidonte perandorinë osmane dhe kolonializmin

e institucioneve të saj.   Sepse në këtë mënyrë, ai, ndryshoi

përgjithmonë historinë e kombit shqiptar duke e çuar atë

drejtë fillimit eventual të lirisë shoqërore dhe pavarësisë

politike.  Vepra e tij dhe e malësorëve mbetet sot e kësaj

dite një akti madh historik e patriotik, që do të kujtohet

gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i

paharrueshëm i fuqisë morale të malësorëve dhe  të

kombit shqiptar kundër pushtuesve të huaj dhe armiqëve të

kombit, atëherë dhe sot. 

--Gjithashtu, në këtë përvjetor, ne e ndjejmë veten kryelartë

si malësorë, mbasi herojtë dhe dëshmorët e Kryengritjes së

Malësisë së Madhe -- kësaj kalaje të patundur arbërore ndër

shekuj, ku nderi e burrënia përkundën në të njëjtin djep –

janë vëllëzrit e motërat tona, të një gjaku, të një kombi e të

një krahine.  Ata, me heroizmin dhe sakrificën e tyre -- si

gjyshat dhe stërgjyshat tanë nepër shekuj -- i ndëjtën

besnikë Atdheut, drejtësisë dhe lirisë së Kombit Shqiptar –

besës e burrënisë, nderit dhe dinjitetit njerëzor,

përballë robërisë shekullore të perandorisë turke dhe

armiqëve të kombit shqiptar ndër shekuj.

Por merita e madhe e kryengritjes së Malësisë së Madhe, e

udhëhequr nga Dedë Gjo’ Luli me malësorë,është se në një

mënyrë, ajo konsolidoi dhe i dha hov idesë së Lidhjes së

Prizrenit (1878) për një Shqipëri të lirë e të pavarur, për një

Shqipëri që mbrenda kufijve të saj do të përfshinte të gjithë

ataqë e konsiderojnë veten nipa, stërnipa e mbesa të Gjergj

Kastriotit -- Skendërbeu.

Një meritë tjetër e këtyre burrave, është se kryengritësit

malësorë i erdhën në ndihmë kombit në çastin kur

mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt, e ndarë dhe e

harruar nga bota perëndimore, nga ajo botë ku e kishte

vendin.

Ata i erdhën në ndihmë tokës arbërore, atëherë kur dukej se

shpresat e shqiptarëve për liri e pavarësi po zhdukeshin dhe

kurfqinjtë, lakmues të tokave shqiptare,  nepër kancelaritë e

Evropës, bërtisnin duke thënë se nuk ka komb shqiptar,

Ded Gjo Luli me malësorët e vet, u tha atyre dhe botës: pak

ma ngadalë, zotërinjë  se këtu  --po --ka komb shqiptar dhe

se nuk do të shitet këjo tokë e vjetër. I tha lahutës mos vajto

më,dhe ngriti flamurin e Gjergj  Kastriotit,e ri-ngjallli atë 

dhe në këtë mënyrë ndërroipërgjithmonë epokën e

Shqiptarit.

Lëvizja e kryesuar nga prijsi i Malësisë së Madhe Ded Gjon

Luli dallohet gjithashtu edhe nga lëvizjet e tjera kombëtare,

pikërisht për nga jehona që trimëria dhe lufta guximtare  e

malësorëve bëri anë e mbanë botës së atëhershme, sidomos

Evropës. Malësorët e vitit 1911, jo vetëm që u bënë simboli

i Rilindjes Kombëtare, por ata ishin edhe dallëndyshet që

paralajmëruan pavarësinë, e cila erdhi një vit më vonë. Ata

ishin lajmëtarët e kombit që i njoftuan botës se toka e

Gjergj Kastriotit kishte zot.

Një meritë tjetër e kryengritjes së Malësisë së Madhe është

fakti se ajo nuk ishte një ndërmarrje për përfitime të

përkohëshme personale, krahinore, ose ideologjike, por

ishte një përpjekje për jetë a vdekje -- për mbijetesën e

kombit shqiptar-- dhe si  e tillëkishte qëllime dhe objektiva

mbarëkombëtare.

Ismail Qemali e pat quajtur Ded Gjo Lulin pushkë të

ngrehurtë Shqipërisë. Lufta serioze e malësorëve 

menjëherë gjeti ndihmën dhe përkrahjen e Ismail Qemalit e

Luigj Gurakuqit, të cilët të inkurajuar nga lufta e malësorve

kundër armikut, shkuan për tu takuar me Dedë Gjoninpër të

përpiluar Memoranduminhistorik që,  përmbante ndër të

tjera, kërkesat e Malësorëve dhe të  gjithë Shqiptarëve për

një Shqipëri me administratë dhe gjuhë e buxhet të vetin.

Mund të ishte ky fillimi i një përpjekjeje, që sot do ta

quanim “ndërkombtarizim të çështjes shqiptare.’’

Rëndësia e këtij Memorandumi qëndron gjithashtu në

faktin se, kërkesat ekspozuan jo vetëm vullnetin e

Malësorëve  shumë të vuajtur e të diskriminuar, porn ë të

njëjtën kohëpasqyruan edhe dëshirën e të gjithë shqiptarëve

për liri e pavarësi. Ishin malësorët ata të cilët në emër të

kombit shqiptar, i parashtruan botës së atëhershme të 

qytetëruar kërkesat e tyre për liri. Kryengritsit malësorë

ishin pra,  jo vetëm përfaqsuesit, por dhe vitrina e

aspiratave të mbarë kombit shqiptar për liri e pavarësi.

Lufta e Malesorëve, 101 vjetë më parë, dhe ngritja e

flamurit të Skenderbeut ne Deçiq, u bë symbol i bashkimit

të kombit shqiptar dhe i tregoi botës se Shqiptarët kishin

një atdhe që donte liri dhe dëshironte dritë për të dalur nga

errësira shekullore e robërisë osmane.

Si rrjedhojë e kryengritjes së Malësorëve, gazetat anë

mbanë Evropës shkruan për shqiptarët si një popull që ishte

në prak të lirisë dhe të çlirimit nga zgjedha shekullore e

pushtimit turk. Për më tepër, sipas historianëve, kryengritja

e Malësorëve në krye me Ded Gjo’ Lulin, frymëzoi edhe

kryengritje të tjera në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve

shqiptare, duke çuar më në fund në shpalljen e Pavarësisë

së Shqipërisë në Vlorë me 28 Nëntor, 1912.

Gjatë disa dekadave të fundit, shumë prej nesh jemi

dëshmitarë të asaj që – përballë akuzave falso dhe

gënjeshtrave të fqinjëve në Ballkan -- konsiderohej i

nevojëshëm “ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare’’,

sidomos të tragjedisë nepër të cilën po kalonte Kosova, por

edhe i mbarë kombi shqiptar.  Shumë nipa e stërnipa por

edhe mbesa të Ded Gjo Lulit, disa prej të cilëve mund të

jenë sonte këtu, duhet të jenë krenarë – që ashtu siç

ndërkombtarizoi Ded Gjo Luli çështjen shqiptare para 101

vjetësh –edhe ata  nepërmjet demonstratave dhe lobingut

modern, në qytetet e mëdha anë e mbanë Amerikës

ekspozuan trajtimin e keq dhe krimet që po bëheshin

kundër shqiptarëve në trojet e tyre në Ballkan, përpjekje

këto që më në fund çuan në çlirimin e Kosovës nga aleanca

NATO, e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në

një përmirësim të jetës dhe liri më të madhe se kurr më parë

në historinë e shqiptarëve.

Të jeni krenarë, pasi përpjekjet e kësaj gjenerate të

malësorëve këtu në Amerikë, janë pjesë e pandarë e një

trashëgimie dhe tradite patriotike që i ka rrënjët morale,

parimore dhe atdhetare në kryengritjen e Malësisë  të vitit 1911.

Përvjetori i kryengritjes së Malësisë së Madhe i parapri

100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë që festohet më vonë

këtë vit. Ky jubile i lavdishëm duhet të jetë, për çdo

shqiptar kudo, një rast i shpërthimit patriotik dhe

atdhedashurie.  Por duhet të jetë, për mbarë kombin

shqiptar, edhe një rast për të reflektuar,  për të përkujtuar

dhe për të nderuar veprat, sakrificat  dhe kontributin që

kanë dhënë herojtë kombëtarë si Ded Gjo Luli me

malësorë,për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin eventual të

Shqipërisë  si dhe për ruajtjen e identitetit dhe vlerave 

kombëtare të racës së vjetër arbërore.

Një ndër këta malësorë ishte Marash Uci, i cili sipas At

Gjergj Fishtës, në Lahutën e Malësisë, porosia e ‘Mashit’

për të rinjtë, “është vula dalluese e Kombit Shqiptar’’. 

Sipas Lahutës, para se të largohej nga vendi ndoshta për të

mos u këthyer më, ai u kërkon të rinjve ‘’të ruajnë familjen

e gjanë, tu dalin zot të drejtave të veta me pushkë e me

gjak, të shkojnë mirë me shokë e të afërm, të cilët, sido që

të jenë, janë gjithmonë vëllazën -- të mos poshtënojnë

kurrkënd, të jenë mikpritsa me të njohur e të panjohur, e

sidomos me të huaj por pa u lëshue këtyne të fundit kurr

zemrën në dorë…. Të ruhen prej pandershmërisë, por mbi

të gjitha mos të prishin nderën e besën e dhanun, e të duen

vendin e Atdheun.’’

Si mbrojtës i këtyre vlerave kombëtare , Ded Gjo Luli

është padyshim nderi dhe krenaria e Malësisë së Madhe, 

dhe të gjithë ne si malësorë, jemi krenar me veprën e tij. 

Por ai në të njëjtën kohë u përket të gjithë Shqiptarëve: në

Shkodër, Tiranë, Gjirokastër e Tiranë, në Shkup e Manastir,

në Prishtinë e Prizren, në Ulqin e Tivar.  Trimëria dhe

vendosmëria e herojve të kombit si Ded Gjo Luli,  ndaj

avancimit të kauzës për liri e pavarësi kombëtare janë

arritje të cilat, në mënyrën e tyre unike, kanë kontribuar dhe

vazhdojnë të frymëzojnë dhe të kontribojnë në formimin e

ndërgjegjës dhe të zhvillimit kombëtar edhe sot.

Mirëpo, ky kontribut i Ded Gjo Lulit nuk është njohur

gjithmonë  nga historia dhe ende ka  anashkalime dhe

hesitime për të njohur kontributin e vërtetë të Ded Gjon

Lulit në historinë kombëtare.

Fan Noli me një rast pat shkruar për Ded Gjo Lulin kështu:

‘’Gjithmonë ky personalitet i madh i Veriut më ka tërheqë

shumë për trimëritë, mençurinë, guximin dhe vetëdijen e

lartë që kishte dhe për sakrificat që bënte për Atdheun e tij.

Jam ndjerë i pezmatuar, kur vonë u rehabilitua nga sistemi

komunist dhe shumë pak u përmend. Rregjimi komunist me

heshtjen e tij e dënoji për së vdekuri heroin e luftrave për

Flamur dhe Pavarësi,  Dedë Gjo Lulin. Historia vonon, por

nuk harron.’’

Fan Noli kishte të drejtë.  Historia e ka vonuar Ded Gjo

Lulin, por ajo nuk duhet ta harrojë, prijsin e malësorve. Atij

nuk i është ndërtuar ende ndonjë monumentnë Shqipëri, por

emëri i tij është i shkruar në zëmërat e të gjithë shqiptarëve.

Ndërsakujtimi i tij kapërcen kufijt e trojeve shqiptare dhe

oqeanet, e mbërrinë  edhe këtu në Amerikën e largët.Prania

e jonë këtu sonte është dëshmi se ai nuk do të harrohet.

Prandaj, si pjesëmarrës në këtë përvjetor historik, ne

sonte,nga ky tubim përkujtimor kemi dy kërkesa. Njërën

prej këtyre kërkesave ua drejtojmë autoriteteve të Tiranës:

 kërkojmëme këmbëngulje që një ndër objektivat madhore

kombëtare --  në këtë 100-vjetor të shpalljes së pavarësisë

së Shqipërisë -- të jetë  vendosja e Ded Gjo Lulit (ashtu siç

sugjeron edhe Fan Noli) në piedestalin e merituar  të

historisë së kombit shqiptar duke i ndërtuar atij

monumentin në qendër të kryeqytetit  të kombit në Tiranë.

Nëqoftse Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe patriotë të

tjerë intelektualë të asaj kohe,nga e gjithë Shqipëria, e

kishin parë të nevojshme,  ndoshta të doemosdoshme, që  të

shkonin për të takuar Ded Gjo’ Lulin me qëllim të hartimit

të Memorandumit për të drejtat e shqiptarëve në të gjitha

trojet e tyre – atëherë është e pakuptueshme dhe e

pashpjegueshme se pse elita e sotëme politike dhe

akademike shqiptare nuk i akordon Ded Gjon Lulit të

njëjtin respekt  që i akorduan atij rilindasit e kombit dhe

baballarët e pavarësisë së Shqipërisë?

Kërkesa tjetërme rëndësinga ky tubim sonte i drejtohet

qeverisë së Malit të Zi.  Është ironik dhe tragjik fakti  që

edhe sot në  shekullin 21, malësorët dhe Malësia e Madhe,

vendi ku Ded Gjo’ Luli ngriti flamurin shqiptar dhe aty  ku

u përpiluan kërkesat për të drejtat e malësorve dhe të gjithë

shqiptarëve për vet-administrim, për gjuhë dhe buxhet të

vetin  – malësorët sot  nuk i gëzojnë plotësisht këto të drejta

-- njohjen dhe zbatimin e të cilave -- Ded Gjo Luli kërkoi 

nga pushtuesit turq 101 vjetë më parë.  

Kështuqë, sonte të gjithë ne duke falenderuar kongresistët

amerikanë Eliot Engel, Gary Peters dhe Jean Schmidt -- i

bashkohemi thirrjes së tyre të para disa ditëve drejtuar

Kryeministrit malazez -- që Tuzit t’i jepet  statusi i plotë i

komunës me të gjitha të drejtat-- siç theksojnë  kongresistët

amerikanë në letrën e tyre – para mbarimit të këtij viti, pasi

ky është  vullneti  dhe e drejta e banorëve të asaj zone.

Dhe më në fund, Zonja e Zotëri të ndershëm   --duhet të

jemi të vetdijshëm sepse siç thashë edhe më lartë Shqiptarët

nuk kanë qenë kurr më të lirë se sot.  Rrugë e dyerë  atyre u

janë hapur si kurrë më parë në histori.

Prandaj, ta marrë vesh Evropa dhe Ballkani se të drejtat e

shqiptarit nuk mund të nepërkëmben  dhe as nuk mund të

luhet më me fatin e shqiptarit. Këjo nuk është një deklaratë

kërcnuese, por është një deklaratë reale, që do të thotë se

shqiptari dëshiron të jetojë në shtëpinë e vet, zot i fatit të

vet, në paqë e siguri me fqinjtë, si pjesë e familjes së madhe

evropiane.  Ky, pra  është mesazhi i përvjetorit  të

Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe i udhëheqsit të saj,

Ded Gjon Luli.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Ded Gjo Lulit dhe i

kryengritësve të Malësisë së Madhe.  

Rrnoftë Malësia dhei Madhi Zot e bekoftë kombin shqiptar.

U falemnderës,

Frank Shkreli



It is a pleasure and privilege to be here tonight, not only to

commemorate this celebration of the 101-anniversary of the

Great Highland Uprising but at the same time, the 100th

anniversary of Albania's independence.  With pride we are

gathered here to magnify the events that led to the

declaration of independence in Vlore, in 1912, the first time

our flag was raised in Albanian lands since the time of the

national hero George Castriota - Scanderbeg.

My heart-felt thanks goes to the Ded Gjo’ Luli Assoction

and Humanitarian Fund Malesia who gathered us here to

recall the main protagonist of this event- Ded Gjoni - Ded

Gjo' Luli, who had the bravery to challenge the Ottoman

empire and colonialism of its institutions. Because of this,

he changed the history of the Albanian nation forever,

starting the eventual social freedom and political

independence. His deeds along with his fellow highlanders,

was a major historical and patriotic act that will always be

remembered with pride and inspiration as a memorable

symbol of moral power for Albanian highlanders against

foreign invaders and enemies of the nation, then and now.

Also, on this anniversary, we find ourselves in the same

position  as the highlanders of old, our heroes and martyrs

of the Great Highland Uprising , who stood firm for

centuries, where integrity and honor were instilled in the

cradles of our brothers and sisters, the one blood of a nation

and a province. They, with their heroism and sacrifice - as

our grandparents and our ancestors over the centuries –

were faithful to their homeland, for justice and freedom of

the Albanian nation, with honor and dignity, faced

centuries of slavery by the Ottoman Empire and enemies of

the Albanian nation.

But the great merit of the Great Highland uprising, led by

Ded Gjo' Luli and the highlanders, is that in a way, it

consolidated and gave impetus to the idea of ​​the League of

Prizren (1878) for a free and independent Albania, for an

Albania within its boundaries to include all who consider

themselves grandchildren and great-grandchildren of

George Castriota - Scanderbeg.

One other merit of these men is that the highland rebels

came to aid the nation at a time when the Albanian race

was thought to be fading, divided and largely forgotten by

the West, from the world that it belonged to.

They came to the aid of an ancient land, when it seemed

that the hopes for freedom and independence of Albanians

were destroyed, desirous of Albanian lands, through the

chancelleries of Europe, screamed, saying that there is no

Albanian nation.  Ded Gjo’ Luli with his highlanders told

them and the world: take ease gentlemen because here –

YES – there is an Albanian nation and this ancient land will

not be sold. He commanded the lute not to play in

mourning, and raised the banner of George Castriota,

resurrecting it and thus forever dignifying the Albanian era.

The movement led by the leader of the Great Highlands,

Ded Gjo’ Luli, also differs from other national movements,

namely the bravery and courageous struggle of the

mountaineers that echoed across the world at that time,

especially Europe. Highlanders of 1911, not only became

the symbol of the Renaissance, but they were also the ones

who first announced independence, which came a year

later. They were the forerunners of the nation who made

the world understand that the land of George Castriota was

more than capable.

One other merit of the Great Highland uprising is that it

was not an enterprise for personal, regional, or ideological

gain but was an attempt to die for the survival of the

Albanian nation – for the purposes of national objectives.

Ismail Qemali had called Ded Gjo’ Luli a loaded-ready

rifle of Albania. The serious war of the mountaineers

instantly found help and support of Ismail Qemali and

Luigj Gurakuqi, who encouraged the highlanders’ war

against the enemy, went to meet with Dede Gjo’ Luli with a

historic Memorandum that contained, among other

requirements, the demands of the highlanders and all

Albanians for one Albania with its own administration, its

own language and budget of its own. Could this have been

the beginning of an effort which today we call

"internationalization of the Albanian issue?''

The importance of this Memorandum was not only to show

the will of the highlanders who suffered and were

discriminated against but at the same time reflected the

desire of the Albanian people for freedom and

independence. Highlanders were those who, on behalf of

the Albanian people, showed the civilized world their

demands for freedom. The highland rebels were therefore

not only those who represented but also showcased the

aspirations of the whole Albanian nation for freedom and

independence. The war of the mountaineers, 101 years ago,

and the raising the flag of Skanderbeg in Deçiq, became a

symbol of the unity of the Albanian nation and showed the

world that the Albanians have a country that wanted

freedom and wanted light to come from the dark centuries

of Ottoman slavery.

Consequently, the uprising of the highlanders was

described by European newspapers, who wrote about the

Albanians, as a people that were in the threshold of

freedom and independence from the oppression of centuries

of Turkish occupation. Moreover, according to historians,

the uprising of the highlanders led by Ded Gjo' Luli,

inspired the uprising in Kosovo and across other Albanian

territories, leading finally to the declaration of Albanian

independence in Vlorë on November 28, 1912.

Over several decades, as many of us are witnesses – there

have been false accusations and lies on the front with our

neighbors in the Balkans – considering the

“internationalization of the Albanian issue”, especially the

tragedy which was passing through Kosovo but also the

whole Albanian nation. Many of Ded Gjo’ Luli’s kinsmen

and their grandchildren and great grandchildren, some of

whom may be here tonight, should be proud that Ded Gjo’

Luli internationalized the Albanian question 101 years

earlier, who were even a part of the demonstrations and

lobbying through large modern cities exhibited across

America due to the wrongful treatment and crimes that are

made against the Albanians in other territories in the

Balkans.  These were efforts that finally led to the

liberation of Kosovo by the NATO alliance, led by the

United States of America and an improvement of life and

greater freedom than ever before in the history of the

Albanians.

Be proud, as the efforts of this generation of highlanders

here in America, are part and parcel of a heritage and

tradition that is rooted by patriotism, moral value and

principles of the members of the uprising of 1911.

The anniversary of the Great Highland uprising precedes

the 100-year anniversary of the Independence of Albania

that will be celebrated later this year. This glorious jubilee

should be, for every Albanian anywhere, a patriotic spirited

burst of nationalism. But should be for the entire Albanian

nation, a chance to reflect, to remember, and to honor the

deeds, sacrifices and contributions that have been made by

national heroes like Ded Gjo’ Luli with the highlanders, for

independence and eventual state-construction of Albania

and to preserve the national identity and values ​​of our old

ancient race.

One of these highlanders was Marash Uci, who according

to George Fishta, in the Highland Lute, the message of

'Mashi' for the young generation is, “the distinctive seal of

the Albanian nation.”  According to the Highland Lute,

before leaving and most likely to never return, he urges the

young people “to maintain your whole family, to take a

stand for your rights with gun and blood, to go well with

friends and relatives, who, however they may be, are

always brothers – not to put anyone down, be gracious

hosts with known and unknown, especially with strangers,

never letting them leave before receiving heart in hand...be

watchful of dishonesty but above all, not to break the

covenant honor and oath, of loving your Homeland.”

As a keeper of these national values, Ded Gjo’ Luli had

without a doubt, the honor and pride of the Great Highlands

and all of us as highlanders should be  proud of his

accomplishments. But at the same time, he belongs to all

Albanians: Shkodra, Tirana, Gjirokastra of Tirana, Shkup

and Manastir, in Pristina and Prizren, in Ulcinj and Bari.

The courage and determination of our nations heroes, like

Ded Gjo’ Luli, advanced the cause of freedom and

achieved national independence which, in their unique way,

have contributed and continue to inspire the formation of

national conscience and development today.

However, this contribution from Ded Gjo’ Luli is not

always known in history and still has hesitating

circumvention in recognizing the true contribution of Ded

Gjo’ Luli in national history.

On one occasion, Fan Noli wrote this about Ded Gjo’ Luli: 

“Always, this great personality of the North, has shown

much might, wisdom, courage, and high awareness and the

sacrifices made for his homeland. I was frustrated later on

when this was rehabilitated by the communist system and

very little was even mentioned. The communist regime

with its silence, neglected the fallen hero of the wars for

our flag and independence, Ded Gjo’ Luli.  History might

come hastily, but never forgets.”

Fan Noli was right. History has delayed Ded Gjo’ Luli but

it will not forget the leader of the highlanders. There has

not yet been a monument built in Albania for him but his

name is written in the hearts of all Albanians. His memory

transcends the boundaries of Albanian lands and oceans,

even arriving here in America. Our presence here tonight is

proof that he will not be forgotten.

Therefore, as participants in this historic anniversary

tonight, in this commemoration, I have two requests. One

of these requests goes directly to the authorities in Tirana:

we insistence that one of the major national objectives - for

the 100th anniversary of the Independence of Albania – is

to recognize Ded Gjo’ Luli (as suggests Fan Noli) on a

deserved pedestal in Albanian history and to build a

monument in the center of the nation's capital in Tirana.

If Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi and other patriots and

intellectuals of that time, from all over Albania, found it

necessary to consult with Ded Gjo' Luli for purposes of

drafting the Memorandum for the rights of Albanians in all

their lands - it is incomprehensible and inexplicable as to

why the current political elite and academics do not award

Ded Gjo’ Luli the same respect that is awarded to other

founding fathers of the nation of Albania's independence.

The other request, as we are gathered here tonight, is

directed to the Montenegrin government. It is an ironic and

tragic fact that even today in the 21st century, Highlanders

and the Great Highlands, where Ded Gjo' Luli raised the

Albanian flag and where the demand for rights for

highlanders and all Albanians for self-administration,

language, and its own budget were developed - Highlanders

today do not fully enjoy these rights - recognition and

implementation, which Ded Gjo’ Luli asked the Turkish

invaders for 101 years ago.

So, tonight all of us should thank U.S. Congressman Eliot

Engel, Gary Peters and Jean Schmidt – joining the call

these past few days to send a message to the Montenegrin

Prime Minister - that Tuzi be given full status of

municipality with all rights, as the U.S. Congressmen point

out in their letter - before the end of this year, as this is the

will and the right of residents of the area.

And finally, honorable ladies and gentlemen - we should be

aware because as I said before, Albanians have never been

more free than today. Their path and doors are open as

never before in history.

Therefore, let Europe and the Balkans take heed that

Albanians' rights cannot be trampled and the fate of the

Albanians cannot be tampered with.  This is not a

threatening statement but a factual one, which means that

Albanians want to reside in their own house, be the master

of their own destiny, in peace and security with neighbors,

as part of the great European family. That is the message of

the anniversary of the Great Highlands uprising and its

leader, Ded Gjo’ Luli.

May the memory of Ded Gjo’ Luli and the rebels of the

Great Highlands be eternal.

Praise the Highlands and may almighty God bless the

Albanian nation.

Thank you,

 Frank Shkreli

©  Shoqata Malësia e Madhe Association - New York
Picture
www.MalesiaNY.org