DEDË GJO’ LULI  -  HERO I POPULLIT
"Pushkë e ngrehur për Shqipërinë"   1840 - 1915
  • SHQIP
    • HERO I POPULLIT
    • MONUMENTE
    • LETËRSI
    • FOTOGRAFI
    • VIDEOS >
      • Video Atdhetare
      • Këngë për Dedë Gjo' Lulin
      • 100 Vjetori i Kryengrijes - Malësi
      • Festimet i Kryengrijes - NY
  • ENGLISH
    • THE PEOPLE'S HERO
    • MONUMENTS
    • LITERATURE
    • PHOTOS
    • VIDEOS >
      • Patriotic Videos
      • Songs for Ded Gjo' Luli
      • 100th Anniversary Celebration
      • Past Celebrations of the Highland Uprising
BACK

Dr. Elez Biberaj
Shef, Shërbimi Shqiptar/Chief, Albanian Service
Zëri i Amerikës/Voice of America
ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE:

SFIDAT E VETQEVERISJES, SEPARATIZMIT DHE IRREDENTIZMIT
THE ALBANIAN NATIONAL QUESTION:

THE CHALLENGES OF AUTONOMY, SEPARATISM, AND IRREDENTISM
Simpozium për Kryengritjen e Malësisë së Madhe

Symposium on the Malësia e Madhe Uprising
Fordham University
13 Prill 1996 / April 13th, 1996



Kryengritja e Malësisë së Madhe, e udhëhequr nga luftëtari

i madh i lirisë Ded Gjo’ Luli, përfaqëson një nga

kapitujt më të lavdishëm në betejën e gjatë të Shqipërisë

për pavarësi dhe integritet kombëtar. Përkujtimi i kësaj ngjarje të

rëndësishme historike na jep një rast të mirë për t’u përqëndruar në

disa aspekte të tanishme të çështjes kombëtare shqiptare, e cila,

sipas mendimit të një numri në rritje të analistëve, është çështja më

e spikatur e krahinës. Duke marrë parasysh ekuilibrin e forcave në

Ballkan, realitetet e marrëveshjes së paqes për Bosnjën në Dayton,

dobësinë dhe preokupimin e Shqipërisë lidhur me kalimin nga

komunizmi në demokraci, si dhe pikëpamjet negative të komunitetit

ndërkombëtar në përgjithësi në lidhje me lëvizjet separatiste

dhe irredentiste, me çfarë sfidash dhe dilemash do të ndeshen

Shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre? Çfarë zgjedhje politikash janë

në dispozicionin e vendim-marrësve të Shqipërisë?

Në kundërshtim me shpresat e shumë shqiptarëve, fundi i Luftës

së Ftohtë dhe rënia e Jugosllavisë nuk u pasuan me zgjidhjen e

çështjes së tyre kombëtare. Shqiptarët në të dyja anët e kufirit nuk

e kishin përgatitjen e mjaftueshme për të përfituar nga rastet e krijuara

nga këto zhvillime historike. Rajoni po hynte një erë mbaskomuniste,

profilet e së cilës ishin dhe janë akoma të paqarta. Si t’i

përshtateshin mjedisit rajonal ende të paqartë ishte pyetja kyçe që

do të kishte vënë në pozitë të vështirë madje edhe udhëheqësit më

largpamës dhe më të mprehtë, pa marrë parasysh ata që sapo i

kishin hyrë politikës dhe ishin të detyruar të vepronin në një mjedis

të brendshëm dhe të jashtëm me kufizime shumë serioze.

Kombi Shqiptar sot ndeshet me sfida të njëjta me ato që ai

ndeshej tetëdhjetë e pesë vite të shkuara. Tani, ashtu si në atë kohë,

shqiptarët ballafaqohen me fuqi ushtarake dhe fqinjë armiqësorë, të

vendosur ta ndalojnë zgjerimin e shtetit të Shqipërisë. Sot, ashtu si

tetë dekada të shkuara, forcat e armatosura shqiptare janë jashtëzakonisht

të pamjaftueshme për mbrojtjen e vendit të vet, e jo më për

çlirimin e Kosovës dhe krahinave të tjera të mbizotëruara nga

banorët shqiptarë. Dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdon të injorojë

ato që shqiptarët i konsiderojnë si interesat e tyre kombëtare

legjitime.

Ironikisht, çështja kombëtare shqiptare është bërë akoma më

shumë kompekse menjëherë mbas luftrave Jugosllave për shkëputje

dhe themelimit të një Maqedonie të pavarur. Kosova dhe territoret

e banuara nga shqiptarët në Maqedoni shihen si çështje më

vete, që kërkojnë zgjidhje të ndryshme. Ndërsa në Kosovë ekziston

një lëvizje e mirë-formuar kombëtare shqiptare, me kërkesa të


përcaktuara qartë, shqiptarët e Maqedonisë duken të mos kenë një

lëvizje të bashkuar, me një ndjenjë të qartë drejtimi. Të ndarë nga

një kufi i ri ndërkombëtar, shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni

do t’u duket e vështirë të arrijnë sfidat kombëtare në një mënyrë

tërësore dhe bashkëpunuese.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së Daytonit, u bë e njohur kudo

që gjashtë deri në shtatë milionë shqiptarët përfaqësojnë kartën e

panjohur të Ballkanit. Forca e nacionalizmit shqiptar sot është

potencialisht më shkatërruese për rajonin se asnjëherë më përpara,

për shkak të rrezikut të një përhapjeje të gjerë. Ndërsa kërcënimi i

luftës në Kosovë mund të jetë zvogëluar pak, mundësitë e një zgjidhjeje

paqësore të konfliktit në një periudhë të afërt duken të largëta,

për aq kohë sa Serbia dhe Kosova mbeten të palëkundura dhe pa

bërë lëshime në pozicionet e tyre. Si serbët ashtu dhe shqiptarët

bëjnë të ditur publikisht se ata janë të gatshëm për bisedime të

hapura.

Por përveç kësaj pike, qëndron një hapësirë e dukshme midis

Beogradit dhe Prishtinës përsa i përket mbështetjes së bashkëekzistencës

serbo-shqiptare. Asnjë palë nuk ka treguar vullnet për

të hequr dorë nga kërkesat e saj maksimale, të cilat do të hapnin

rrugën për bisedime serioze. Kështu konflikti i armatosur duket

shumë i mundshëm me kalimin e kohës.

Beogradi ka ndjekur dy qëllime kryesore: sigurimin e shkrirjes së

Kosovës brenda Serbisë dhe thyerjen e vullnetit të shqiptarëve

nëpërmjet përdorimit të forcës brutale. Mund të thuhet se në

asnjërën prej tyre ai nuk ka patur sukses. Por gjithashtu ai nuk është

epur në ndjekjen e këtyre dy qëllimeve. Edhe mbas marrëveshjes së

Bosnjes, klima politike e Beogradit nuk ka anuar në favor të përshtatjes

me Shqiptarët. Serbia nuk ka dhënë asnjë shenjë akoma që

është e gatshme të konsiderojë kërkesat shqiptare për ndarjen nga

Jugosllavia. Nuk ka patur ndonjë ndryshim ose ndonjë vlerësim në

pozicionin zyrtar Serb se ndoshta Serbia do të ishte më mirë që ta

lëshonte Kosovën, se sa të jetë në konflikt të përhershëm me shqiptarët.

Kostoja e Serbisë për ta mbajtur Kosovën nën kontrollin e saj

ka qenë dhe është e lartë, por ama kjo kosto është akoma e

pranueshme. Ndërsa disa serbë, në mënyrë të dukshme nuk janë të

gatshëm për të paguar çmimin e mbajtjes së Kosovës brenda

Serbisë, sepse ata kanë ardhur në konkluzionin se vetëm veprimet

më të skajshme – lufta – mund të kenë sukses në frenimin e shqiptarëve

nga shtegu i pavarësisë, nuk ka asnjë shenjë për ndryshime

të rëndësishme në gjendjen politike të Serbisë për çështjen

shqiptare. Shumë serbë mund ta pranojnë se pezullimi i autonomisë

së Kosovës ishte një lëvizje jashtëzakonisht e gabuar. Por vetëm

disa kanë qenë në gjendje ta çlirojnë veten nga sindroma e Kosovës.

Për më tepër, nuk ka patur asnjë presion të brendshëm të dukshëm

– as nga shqiptarët dhe as nga e ashtuquajtura opozitë demokratike

e Serbisë – që do ta detyronte qeverinë e tashme të Beogradit të

ndryshonte sjelljen e saj.

Në mënyrë të ngjashme, udhëheqësit shqiptarë në Kosovë nuk

kanë treguar asnjë prirje për t’u zmbrapsur nga qëllimi i tyre

strategjik qëndror i vetëm: vetëvendosje, e cila përfundimisht do të

çojë në bashkimin me Shqipërinë.

Ibrahim Rugova ka shprehur një vendosmëri për të vazhduar me

mënyrën e tij paqësore, por gjithashtu ka shprehur një vendosmëri

të njëllojtë për të kërkuar pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Kosova

ka qenë nën një sundim ushtarak të vërtetë për më shumë se pesë

vjet; Shqiptarët kanë shfaqur fuqi qëndrese të shquar në prani të

shtypjes së ashpër, duke kërkuar me fuqi të zjarrtë kërkesat e tyre

për vetëvendosje. Vite të tëra të shtypjes ushtarake, deprivimi

ekonomik dhe njëanshmëria politike nuk kanë patur sukses në nënshtrimin

e Shqiptarëve. Ndërsa Serbët vazhdojnë të ushtrojnë kontroll

të fortë mbi krahinën, ata që kanë autoritetin janë udhëheqësit

shqiptarë, të kryesuar nga Dr. Rugova.

Në kundërshtim me natyrën serioze të konfliktit shqiptaro-serb,

Kosova nuk ka marrë vëmendjen ndërkombëtare që meriton. Ka

munguar përdorimi i diplomacisë parandaluese, ndërhyrjes dhe

veprimit detyrues ndërkombëtar. Vëmendje e pamjaftueshme është

treguar për rrethanat tmerruese në Kosovë. Objektivi i përgjithshëm

i politikës së huaj Perëndimore ka qenë të parandalojë përhapjen e

konfliktit. Vendosja e trupave në Maqedoni është projektuar qartë

për të parandaluar përhapjen e ndonjë trazire në Kosovë. Nuk ka

patur ndonjë pozicion të vetëm në çështjen shqiptare dhe as që

duket që të ketë në të ardhmen e afërt. Nuk ka ndonjë ide të qartë

se si duhet të sheshohet konflikti. Ndërsa Shtetet e Bashkuara e

kanë mbështetur çështjen shqiptare më shumë, fuqitë Evropiane

kanë ngurruar ta lidhin çështjen e rikthimit të Serbisë në komunitetin

Europian me zgjidhjen e konfliktit të Kosovës.

Perëndimi ka qenë mbështetës i mënyrës jo të dhunshme të

Rugovës në përballimin e padrejtësive të mprehta politike dhe

ekonomike me të cilat janë ndeshur shqiptarët në Kosovë. Ndërsa

Perëndimi dhe shqiptarët kanë një objektiv të njëjtë për të parandaluar

shpërthimin e luftës në Kosovë, përtej kësaj pike të përbashkët,

interesat Perëndimore nuk përputhen me ato të shqiptarëve.

Fuqitë Perëndimore kanë arritur përfundimin se ky është një

konflikt etnik me intensitet të ulët. Dhuna në Kosovë është konsideruar

relativisht tepër e vogël në krahasim me ngjarje të tilla si

ato në Bosnje, pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik dhe në vende të tjera

me trazira. Eshtë një mendim i përhapur kudo se nën kushtet e tanishme,

shqiptarët mund ta arrijnë pavarësinë vetëm nëpërmjet luftës

dhe kjo është e papranueshme nga komuniteti ndërkombëtar.

Deklaratat Perëndimore se Kosova është pjesë e Serbisë kanë

sjellë si pasojë ashpërsimin e pozitës së Beogradit, ndërsa në të

njëjtën kohë ato vetëm kanë thelluar mërzitjen dhe përvuajtjen e

shqiptarëve. Duke ngulmuar në këtë pozicion dhe gjithashtu duke

lejuar dhunime në masë të të drejtave njerëzore, qytetare, kombëtare

dhe politike të shqiptarëve, komuniteti ndërkombëtar ka

treguar harresë të plotë ndaj ndjeshmërisë dhe të drejtave ligjore

shqiptare. Rikthimi i Serbisë në komunitetin ndërkombëtar, si përfundim,

do ta shfajësojë Beogradin nga përgjegjësia për shtypjen

çnjerëzore të shqiptarëve që në fillim të viteve 1980.

Për Shqipërinë, një zgjidhje e problemit të Kosovës mbetet një

çështje e sigurimit jetik kombëtar. Sidoqoftë, mundësitë e Tiranës

janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe nuk duket që të kenë një

strategji të besueshme. Edhe pse Shqipëria e ka njohur Republikën

e Kosovës dhe e ka miratuar planin e Presidentit Rugova për një

shtet neutral, Tirana e ka bërë këtë në një mënyrë të vakët, joentuziaste.

Biseda për një konfederatë midis Shqipërisë dhe Kosovës,

lëre më bashkimin e tyre, është konsideruar e parakohshme ose

jorealiste nga shumica e shqiptarëve në Shqipëri. Por në kundërshtim

me deklaratat zyrtare se ajo pranon kufijtë ekzistues, Shqipëria

në thelb mbetet një shtet revizionist. Shqipëria asnjëherë nuk ka

qenë e kënaqur me kufijtë e saj, por në praktikë i është duhur të

veprojë si një komb status quo.

Një numër i lartë sfidash kundërshtuese dhe mundësisht

shpërthyese i presin shqiptarët në periudhën e mbas – Daytonit. Pa

dyshim që disa gjëra janë jashtë fuqive të shqiptarëve dhe rrjedhimisht

do t’i kufizojnë mundësitë dhe zgjedhjet e tyre. Raportet

midis fuqive janë të tilla që në analizën përfundimtare shqiptarët do

të jenë të humburit në çdo kundërvënie ushtarake dhe ata mund të

përfundojnë më keq se sa janë sot. Një kundërvënie e dhunshme me

Serbinë në këtë kohë, ka shumë të ngjarë që ta shkatërrojë Kosovën

dhe Shqipërinë nga një dhunë të egër dhe të zgjatur, duke shkaktuar

viktima të panumërta dhe shkatërrim pasurie, qindra mijëra

refugjatë dhe trauma psikologjike të pandreqshme për tërë kombin.

Por shqiptarët duhet të rishqyrtojnë qëllimet dhe objektivat e tyre

si dhe mjetet për arritjen e tyre. Një qënie embrionike shqiptare po

lind në Kosovë, por që të bëhet një realitet, shqiptarët duhet të

kapen fort mbas objektivave të tyre strategjike afatgjate dhe ta marrin

fatin në duart e tyre. Qoftë në të kaluarën apo kohët e fundit, ka

ekzistuar një hendek i madh midis kërkesave publike shqiptare dhe

gatishmërisë së gjerë popullore për të bërë sakrificat e domosdoshme

për të arritur objektivat e vëna. Në një kohë që shqiptarët e

kanë përcaktuar qartë ndarjen si qëllimin e tyre, ata nuk kanë qenë

të gatshëm ta mbrojnë atë. Ky është një pasqyrim i mungesës së

aftësisë, mungesës së vullnetit dhe nënshtrim përballë shanseve

dërrmuese. Por mungesa e aftësisë dhe e vullnetit për një qëndresë

serioze e ka dobësuar pozicionin shqiptar në sytë e Beogradit dhe

të përkrahësve të tyre Perëndimorë.

Zhvillime të fundit të brendshme dhe ndërkombëtare kanë patur

një efekt të pafavorshëm në Kosovë dhe ngrejnë pyetjet nëse

udhëheqësit shqiptarë, pikërisht në këto çaste, janë në gjendje të

kundërshtojnë një zgjidhje të imponuar dhe poshtëruese nën presionin

e pushtimit serb dhe në mungesën e veprimeve parandaluese

ndërkombëtare. Kjo mund të përfshijë ndonjë lloj statusi autonomie

të pjesshme ose madje më keq, copëtim dhe spastrim etnik.

Megjithë larminë e saj, lëvizja shqiptare në përgjithësi ka vepruar

si një aktor logjik, i njësuar. Të paktën në dy çështje themelore, forcat

politike shqiptare kanë shfaqur një njëtrajtshmëri të jashtzakonshme

pikëpamjesh: të gjitha kërkojnë pavarësi nga Serbia; dhe të

gjitha këshillojnë qëndresë jo të dhunshme. Megjithatë, lëvizja

shqiptare po humbet vrullin; për më shumë se tre vjet nuk ka patur

asnjë rezistencë ndaj masave represive gjithmonë në rritje të

Serbisë. Populli është çmobilizuar në përgjithësi. Dr. Rugova ka

ngulmuar që sjellja e mirë dhe qëndresa paqësore do të njihen dhe

do të shpërblehen me kalimin e kohës. Tani, të zhgënjyer nga

mungesa e mbështetjes prej komunitetit ndërkombëtar, personalitete

të shquara shqiptare po akuzojnë botën e jashtme se e ka

tradhëtuar Kosovën. Por fakti është se shqiptarët nuk revoltuan,

pasi ata nuk ishin në gjëndje ta bënin këtë për arësye të ndryshme,

duke përfshirë këtu mungesën e organizimit, dhe jo se ata nuk

revoltuan për t’i bërë nder komunitetit ndërkombëtar.

Dr. Rugova ka qenë personifikimi i përpjekjes kosovare. Deri

vonë, udhëheqja e tij nuk ishte shqyrtuar seriozisht. Partitë dhe grupet

e tjera politike ishin të gatshëm t’i jepnin atij një shans tjetër,

kryesisht për shkak të rrethanave të jashtzakonshme nën të cilat atij

i duhej të vepronte. Por ndërsa Dr. Rugova ishte parë si personi i

duhur më 1990-ën, sot ngrihen pyetje serioze rreth udhëheqjes së

tij. Mos-veprimi për të mbledhur parlamentin dhe për të marrë përsipër

përgjegjësitë e administrimit dhe të qeverisë e kanë dobësuar

rëndë pozicionin e Dr. Rugovës. Të njëjtën gjë ka bërë themelimi i

një qeverie në mërgim dhe jo në Prishtinë. Ndërsa disa nga kritikat

drejtuar Dr. Rugovës janë bërë gabimisht dhe janë politikisht të

motivuara, duket sikur ai i ka sjellë mbi vete disa nga këto prob-

leme. Ai ka dështuar të bindë shumë aktivistë të shquar dhe ka

shmangur forca të tjera politike nga procesi i marrjes së vendimeve.

Ai duket që e ka rrethuar veten me një grup të vogël zyrtarësh

besnikë të LDK-së. Gjithashtu me sa thuhet, ai është bërë më pak i

hapur për publikun. Ndërsa tani për tani udhëheqja e Rugovës nuk

duket se është e kërcënuar seroizisht, për arsyen e thjeshtë se

kundërshtarët e tij nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë një plan

veprimi të besueshëm, tani dyshohet që lëvizja shqiptare të ketë

sukses në arritjen e objektivave të saj, me përjashtim të rastit se Dr.

Rugova do të bindë udhëheqës të tjerë të mundshëm, do të zgjerojë

procesin e marrjes së vendimeve, do të ndërtojë një makineri

administrative funksionale dhe do të mobilizojë burimet dhe personelin

e nevojshëm për të arritur nevojat themelore të popullatës.

Ngurimi për të rimarrë vrullin, i kombinuar me keqësimin e vazhdueshëm

të gjendjes së përgjithshme – thellimi i krizës shoqërore

dhe morale, shkatërrimi i shkollave, familjes dhe i ekonomisë; si

dhe emigracioni në rritje – mund të kenë pasoja serioze për shqiptarët.

Dr. Rugova do të ndeshet me një provë serioze në fund të mandatit

4-vjeçar të parlamentit të zgjedhur më 1992-in. Ka shumë të

ngjarë që ai të humbasë legjitimitet në sytë e shumicës së kosovarëve

nëse nuk mbahen zgjedhje të reja, nuk mblidhet parlamenti

dhe nëse ai nuk merr masa efektive për t’i bërë institucionet lokale

autoritete me fuqi vepruese mbi të gjithë Kosovën.

Gjendja pa rrugëdalje me Serbinë dhe dhuna e vazhdueshme ka

shumë të ngjarë që ta zmadhojë perceptimin midis shumë shqiptarëve

se udhëheqja e Rugovës është e paaftë për mbrojtjen e

interesave të tyre. Disa personalitete të shquara, duke përfshirë

Rexhep Qosen, Adem Demaçin dhe Veton Surroin tashmë kanë

vënë në pyetje mundësinë e Rugovës për të udhëhequr efektivisht

lëvizjen Shqiptare. Por armiqësirat e vockla, sjelljet pa fantazi që

shpesh karakterizojnë marrëdhëniet midis udhëheqësve shqiptarë si

dhe grindjet e ashpra të vazhdueshme rreth çështjeve me interesa të

një shtrirje të ngushtë të zonave të tyre përkatëse elektorale do ta

dobësojnë pozicionin e Dr. Rugovës dhe do të përdoren me

mjeshtëri nga Serbia.

Ndërkohë, qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar po ndryshon në

favor të Serbisë, mbështetja e së cilës është e domosdoshme për

suksesin e marrëveshjeve të paqes në Bosnje. Serbia, gradualisht,

por në mënyrë të qartë, po lejohet të rihyjë në komunitetin

ndërkombëtar. Udhëheqësit shqiptarë mund të ballafaqohen me një

presion të fuqishëm për të pranuar një ujdi, e cila mund të jetë

shumë larg nga ajo çfarë ata konsiderojnë një zgjidhje të drejtë. Për

shembull, Serbia mund të bjerë dakort të lejojë kthimin e

vëzhguesve të OSCE-së dhe të ndërmarrë hapa të tjerë, të cilat do

të interpretohen nga miqtë e Serbisë në Perëndim si “lëshime” për

shqiptarët.

Rivendosja e autonomisë është përmendur në të shumtën e herës

si një zgjidhje e mundshme për problemin e Kosovës. Sidoqoftë, dy

aspekte duhet të përmenden këtu. E para, nuk ka patur asnjë ofertë

të tillë nga Beogradi. E dyta, të huajt që po përkrahin autonominë,

nuk kanë një ide të qartë se çfarë ata po rekomandojnë në të vërtetë.

Kushtetuta e Jugosllavisë më 1974 i dha Kosovës një autonomi të

gjerë dhe e njohu provincën si një njësi federale. Por ai shtet është i

vdekur. Në mënyrë të ngjashme, propozime për rikthimin dhe

respektimin e të drejtave qytetare – shqiptarët të bëhen qytetarë të

barabartë të Jugosllavisë – nuk shkojnë deri në fund. Të gjithë shenjat

tregojnë se shqiptarët kurrë nuk mund të ndihen si në shtëpinë e

tyre në Jugosllavi. Ndërsa Fuqitë e Mëdha e pranojnë se autonomia

nuk do të kënaqte shumicën e shqiptarëve, në sytë e komunitetit

ndërkombëtar kjo do të paraqiste një përmirësim rreth status quo-së

dhe do të arriheshe pa luftë. Por politika perëndimore e presionit

ndaj shqiptarëve për të pranuar autonominë do të ishte dritëshkurtër.

Një zgjidhje e tillë do të ishte e papranueshme për shumicën e shqiptarëve

dhe mbështetja afat-gjatë e saj do të vihej në dyshim.

Ndërsa për shqiptarët bashkimi me atdheun e tyre mëmë mbetet

qëllimi përfundimtar, po rritet ndërgjegjësimi për faktet e rënda të

situatës në rajon por edhe më larg saj. Në këtë fazë, as faktorët e

brendshëm dhe as ata të jashtëm nuk duket sikur janë në favor të

shqiptarëve për të arritur vetvendosje në mënyrë paqësore.

Sidoqoftë, ata nuk i ndahen pozicionit të tyre që ndarja prej Serbisë

është e padiskutueshme. Por hendeku i madh midis deklaratave

shqiptare se ata nuk do ta pranojnë autonominë dhe, pamundësisë

së tyre faktike për ta detyruar Beogradin ta konsiderojë ndarjen,

është bërë akoma më i dukshëm. Prandaj, Shqiptarët në Prishtinë

dhe Tiranë duhet të përpunojnë një strategji të re dhe të gjithanshme

që synon për ta bërë pozicionin e Serbisë në Kosovë gjithnjë e më

shumë të paqëndrueshëm. Rruga përpara, natyrisht është e gjatë

dhe plot me rreziqe serioze.

Stabiliteti dhe paqja në Ballkan do të varen në një masë të madhe

në mënyrën se si do të trajtohet çështja shqiptare. Ka mundësi që të

paraqesë një kërcënim më të madh, më afat-gjatë sesa Bosnja për

sa i përket paqes dhe stabilitetit në rajon. Në pikëpamjen e luftrave

Jugosllave të shkëputjes dhe të copëzimit de facto të Bosnjes, kufijtë

në rajon nuk mund të konsiderohen më gjatë si të përhershëm.

Do të ishte jorealiste për komunitetin ndërkombëtar të priste që

shqiptarët të hiqnin dorë nga qëllimi i tyre përfundimtar për një

shtet të njësuar. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se nëse shqiptarët

do të mendonin se ishte koha e përshtatshme, ndoshta shumica e

tyre do të zgjidhnin bashkimin sot.

Shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për ta ngritur

profilin ndërkombëtar të çështjes së Kosovës. Komuniteti

Shqiptaro-Amerikan duhet të luajë një rol të rëndësishëm në këtë

këndvështrim. Ndërsa shqiptaro-amerikanët, ndryshe nga


grekoamerikanët për shembull, nuk kanë një elektorat të fortë në

Kongres, ata kanë bërë shumë më tepër sesa është bërë e njohur.

Megjithatë, shumë më tepër mbetet për t’u bërë, sidomos duke ditur

se zgjedhjet e reja po afrohen, për të bindur trupin politik amerikan

pse çështjet e Kosovës dhe pse presioni mbi Serbinë duhet të vazhdojnë.
 




The Malëcia e Madhe Uprising, led by the great freedom

fighter Ded Gjo’ Luli, represents one of the most glorious

chapters in Albania’s long struggle for independence and

national integrity. The commemoration of this important historical

event provides a good opportunity to focus on some current aspects

of the Albanian national question, which in the opinion of a growing

number of analysts is the most outstanding issue in the region. Given

the balance of forces in the Balkans, the realities of the Dayton

peace agreement on Bosnia, Albania’s weakness and preoccupation

with its transition from communism to democracy, and the international

community’s generally negative view of separatist and irredentism

movements, what challenges and dilemmas will Albanians

and their leaders face? What policy options are at the disposal of

Albanian decision-makers?

Contrary to the hopes of many Albanians, the end of the Cold War

and the fall of Yugoslavia have not been followed by the resolution

of their national question. Albanians on both sides of the border

were inadequately prepared to take advantage of the opportunities

created by these historic developments. The region was entering a

post-communist era whose outlines were and still are unclear. How

to adjust to the as yet undefined regional environment was the key

question that would have taxed even the most farsighted and penetrating

of leaders, let alone those who were just entering politics and

were forced to operate in a domestic and external environment with

very serious constrains.

The Albanian nation today faces similar challenges it did eightyfive

years ago. Now, as then, the Albanians face militarily superior

and hostile neighbors, determined to prevent the enlargement of the

state of Albania. Today, as eight decades ago, Albania’s armed

forces are grossly inadequate for the country’s own defense, let

alone liberating Kosova and other predominantly Albanian-inhabited

territories. And the international community continues to ignore

what the Albanians consider as their legitimate national interests.

Ironically, the Albanian national question has become much more

complex in the wake of Yugoslav wars of secession and the establishment

of an independent Macedonia. Kosova and the Albanianinhabited

territories in Macedonia are viewed as separate issues,

demanding different solutions. Whereas in Kosova there is a well


developed Albanian national movement, with clearly articulated

demands, the Albanians in Macedonia seem to lack a unified movement,

with a clear sense of direction. Separated by a new, international

border, Albanians in Kosova and Macedonia will find it difficult

to meet their national challenges in a comprehensive, cooperative

manner.

With the signing of the Dayton agreements, there is widespread

recognition that the six million to seven million Albanians represent

the Balkans’ wild card. The force of Albanian nationalism today is

potentially more destabilizing for the region than ever before

because of the danger of a spill over. While the threat of war in

Kosova may have abated somewhat, the chances for the peaceful

resolution of the conflict in the very near term seem remote as long

as Serbia and Kosova remain wedded to their uncompromising positions.

Both Serbs and Albanians publicly state they are ready to open

talks.

But beyond this point, there is a huge perceptual gap between

Belgrade and Prishtina about the underpinnings of Serbian-Albanian

coexistence. Neither side has indicated a willingness to give up its

maximalist demands which would open the way for serious negotiations.

Thus armed conflict in the long run seems highly probable.

Belgrade has pursued two central goals: ensuring Kosova’s integration

into Serbia, and breaking the will of the Albanians through

the use of brute force. On neither of these can it be said that it has

succeeded. But it has also not given up pursuing them. Even in the

wake of the Bosnia agreement, the political climate in Belgrade has

not tipped in favor of an accommodation with the Albanians. Serbia

has given no indication as yet that it is willing to consider Albanian

demands of separation from Yugoslavia. There has been no shift in

Serbian official position or recognition that perhaps Serbia would be

better off to let Kosova go than be forever at conflict with the

Albanians. The costs to Serbia of keeping Kosova under its control

have been and are high, but they are still acceptable. While some

Serbs are evidently not willing to pay the price of keeping Kosova

within Serbia, as they have come to believe that only the direst

actions — war - can succeed in deterring the Albanians from the

path of independence, there are no signs of significant changes in

Serbia’s political mood on the Albanian issue. Many Serbs may

acknowledge that the suspension of Kosova’s autonomy was a terribly

misguided move. But few have been able to liberate themselves

from the Kosova syndrome. Moreover, there has been no significant

internal pressure — either from the Albanians or from the so-called

Serb democratic opposition — that would force the current Belgrade

government to change its behavior.

Similarly, Albanian leaders in Kosova have shown no inclination

to back away from their one central strategic goal: self-determination,

which eventually will lead to unification with Albania.

Ibrahim Rugova has expressed a determination to persist with his

peaceful approach, but has also expressed an equal determination to

pursue Kosova’s independence from Serbia. Kosova has been under

virtual military rule for more than five years; Albanians have displayed

remarkable staying power in the face of severe repression,

pursuing their demands for self-determination with passionate intensity.

Years of military crackdown, economic deprivation and political

marginalization have not succeeded in subduing the Albanians.

While the Serbs continue to exercise tight control over the region, it

is Albanian leaders, headed by Dr. Rugova, who have the authority.

Despite the serious nature of the Albanian-Serb conflict, Kosova

has not received the international attention it deserves. Use of preventive

diplomacy, intervention, and international enforcement

action has been lacking. Scant attention has been paid to the

appalling conditions in Kosova. The overall Western foreign policy

objective has been to prevent the spread of conflict. The stationing

of troops in Macedonia is clearly designed to prevent a spill-over of

any unrest in Kosova. There has been no unified position on the

Albanian question nor is one likely in the near future. There is no

clear idea as to how the conflict should be settled. While the United

States has been more supportive of the Albanian cause, European

powers have been reluctant to link the issue of Serbia’s reintegration

into the international community with the solution of Kosova conflict.

The West has been supportive of Rugova’s non-violent approach

in confronting acute political and economic injustices that the

Albanians in Kosova are faced with. While the West and the

Albanians share a common objective of preventing the outbreak of

war in Kosova, beyond that point Western interests do not coincide

with those of the Albanians. Western powers have resigned themselves

to what in their view is a low-intensity ethnic conflict.

Violence in Kosova is considered relatively minuscule by comparison

with events such as those in Bosnia, parts of the former Soviet

Union, and other trouble spots. There is widespread agreement that

under current conditions Albanians can achieve independence only

through war and that is unacceptable to the international community.

Western declarations that Kosova is part of Serbia have had the

effect of hardening Belgrade’s position, while they have only deepened

the frustration and humiliation of the Albanians. By insisting

on this position and also tolerating massive violations of the human,

civil, national, and political rights of the Albanians, the international

community has demonstrated total obliviousness to legitimate

Albanian rights and sensitivities. The reintegration of Serbia into the

international community will in effect absolve Belgrade of responsibility

for its brutal repression of Albanians since the early 1980s.

For Albania, a Kosova settlement remains a vital national security

issue. However, Tirana’s options are severely limited and it does

not seem to have a credible strategy. Although Albania has recognized

the Republic of Kosova and has endorsed Pr. Rugova’s plan

for a neutral state, Tirana has done this in a lukewarm manner. Talk

of confederation between Albania and Kosova, let alone unification,

is considered premature or unrealistic by most Albanians in Albania.

But despite official statements that it accepts existing borders,

Albania essentially remains a revisionist state. Albania has never

been content with its borders but in practice it has had to behave as

a status quo nation.

A number of highly controversial and potentially explosive challenges

await the Albanians in the post-Dayton era. Obviously some

things are outside the powers of the Albanians and will therefore

limit their options. Power relations are such that in the final analysis

Albanians will be the losers in any military confrontation and could

end up worse than they are today. A violent confrontation with

Serbia at this time would most likely consume Kosova and Albania

in brutal and prolonged violence, causing massive casualties and

destruction of property, hundreds of thousands of refugees, and

irreparable psychological trauma for the entire nation.

But the Albanians need to reexamine their aims and objectives

and means of achieving them. An embryonic Albanian entity is

emerging in Kosova, but if it is to become a reality the Albanians

must come to grips with their long-term strategic objectives and take

their fate in their own hands. Whether in the past or in the more

recent times, there has been a wide gap between Albanian public

demands and popular willingness to make the sacrifices necessary to

achieve stated objectives. While the Albanians have clearly defined

separation as their goal, they have not been willing to defend it. This

is a reflection of lack of capacity, lack of will, and resignation in the

face of overwhelming odds. But lack of capacity and will for a significant

resistance have undermined the Albanian position in the

eyes of Belgrade and their Western supporters.

Recent domestic and international developments have had an

adverse impact on Kosova and raise questions whether Albanian

leaders at this juncture can oppose an imposed and humiliating solution

under the duress of Serbian occupation and in the absence of

international preventive actions. This could involve some sort of a

semi-autonomous status or even worse partition and ethnic cleansing.

Despite its diversity, the Albanian movement in general has

acted as a cohesive, unitary actor. At least on two cardinal issues,

Albanian political forces have displayed a remarkable uniformity of

views: all demand independence from Serbia; and all advocate nonviolent

resistance. However, the Albanian movement is losing

momentum; for more than three years there has been no resistance

to Serbia’s ever-increasing repressive measures. The masses have

largely been demobilized. Dr. Rugova has insisted that good behavior

and peaceful resistance will eventually be recognized and

rewarded. Now, disappointed with the lack of support from the


international community, prominent Albanian personalities are accusing

the outside world of having betrayed Kosova. But the fact is that the

Albanians did not revolt because they were unable to do so for many

reasons, including lack of organization, and not as a favor to the

international community.

Dr. Rugova has been the embodiment of the Kosovar struggle.

Until recently, his leadership did not come under serious scrutiny.

Other political parties and groups were willing to cut Rugova a bit

of slack mainly because of the extraordinary circumstances under

which he has had to operate. But if Dr. Rugova was perceived as the

right person in 1990, today serious questions are raised about his

leadership. Failure to convene the parliament and assume the

responsibilities of administration and government has seriously

undermined Dr. Rugova’s position. So has the establishment of a

government in exile rather than in Prishtinë. While some of the criticism

against Dr. Rugova is misplaced and politically motivated, he

seems to have brought some of these problems on himself. He has

failed to co-opt many prominent activists and has shunned other

political forces from the decision-making process. He seems to have

surrounded himself with a small group of loyal LDK officials. He

has also reportedly become less accessible. While for now Rugova’s

leadership does not appear to be seriously threatened, for the simple

reason that his opponents have not been able to come up with a credible

action plan, unless Dr. Rugova co-opts other potential leaders,

expands the decision making process, sets up a functioning administrative

machinery, and mobilizes the resources and personnel necessary

to meet the population’s basic needs, it is questionable that

the Albanian movement can succeed in meeting its objectives.

Failure to regain the momentum, combined with the continued


deterioration of the general situation — deepening social and moral crisis,

breakdown of schools, family, and economy; and growing emigration

— could have very serious repercussions for the Albanians.

Dr. Rugova will face a serious test at the end of the four-year mandate

of the parliament elected in 1992. He will likely lose legitima-

cy in the eyes of the majority of Kosovars if new elections are not

held, the parliament is not convened, and if he does not take effective

measures to make local institutions the empowering authority

over the entire Kosova.

The stalemate with Serbia and continued repression will likely

heighten the perception among many Albanians that the Rugova

leadership is incapable of defending their interests. Some prominent

personalities, including Rexhep Qosja, Adem Demaçi and Veton

Surroi, have already cast aspersions on Rugova’s ability to effectively

lead the Albanian movement. But the petty animosities, the

unimaginative dealings that often characterize relations among

Albanian leaders and the continued acrimonious wrangling over

issues of short-range interest to their respective constituencies will

undermine Dr. Rugova’s position and will be skillfully used by

Serbia.

Meanwhile, the attitude of the international community is changing

in favor of Serbia, whose support is essential for the success of

the Bosnia peace agreements. Serbia is gradually, but unmistakably,

being readmitted into the international community. Albanian leaders

could face strong pressure to accept a settlement, which may fall far

short of what they would consider a just solution. For example,

Serbia may agree to permit the return of OSCE monitors and take

other steps, which will be interpreted by Serbia’s friends in the West

as “concessions” to the Albanians.

Restoration of autonomy is most often mentioned as a possible

solution to the Kosova problem. However, two aspects must be

mentioned here. First, there has been no such offer from Belgrade.

Second, foreigners who are advocating autonomy do not have a

clear idea of what indeed they are recommending. Yugoslavia’s

1974 constitution granted Kosova substantial autonomy and recognized

the province as a federal unit. But that country is dead.

Similarly, proposals for the restoration and respect of civil rights -

Albanians becoming equal citizens of Yugoslavia — do not go far

enough. All evidence indicates that Albanians can never feel at

home in Yugoslavia. While the Great Powers recognize that autonomy

would not satisfy the majority of Albanians, in the eyes of the

international community it would represent an improvement over

the status quo and would have been achieved without war. But

Western policy of pressuring the Albanians to accept autonomy

would be shortsighted. Such an arrangement would be unacceptable

to the majority of Albanians and its long-term sustainability

would be in doubt.

While for the Albanians unification with their mother country

remains the ultimate goal, there is growing realization of the hard

realities of the situation in the region and further afar. At this stage

neither internal nor external factors seem to be right for Albanians

to achieve self-determination peacefully. However, they have stuck

to the their position that separation from Serbia is nonnegotiable.

But the huge gap between Albanian pronouncements that they will

not accept autonomy and their practical inability to force Belgrade

to consider separation has become more glaring. Therefore, the

Albanians in Prishtinë and Tiranë will need to develop a comprehensive

new strategy aimed at making Serbia’s position in Kosova

increasingly untenable. The road ahead, of course is long and

fraught with serious risks.

Stability and peace in the Balkans will to a large degree depend

on how the Albanian question is managed. It could potentially present

a greater, long-term threat than Bosnia to peace and stability in

the region. In view of Yugoslav secession wars and the defacto partition

of Bosnia, borders in the region can no longer be considered

as permanent. It would be unrealistic for the international community

to expect the Albanians to give up their ultimate goal of a unitary

state. There should be no doubt that if the Albanians thought

the time was ripe, probably most of them would opt for unification

today.

Albanians must make greater efforts to raise the international

profile of the Kosova issue.

The Albanian-American community has a major role to play in

this respect. While Albanian-Americans, unlike lets say Greek-

Americans, lack a strong constituency in Congress, they have done

more than is commonly recognized. Nevertheless, a lot more

remains to be done, especially in light of upcoming elections here,

to convince the American body politic why Kosova matters and

why pressure on Serbia must continue.


©  Shoqata Malësia e Madhe Association - New York
Picture
www.MalesiaNY.org